Me VIDEO/ Rama na premton tashmë edhe Hënën

Me VIDEO/ Rama na premton tashmë edhe Hënën

18:15, 14/10/2021
A+ Aa A-

Nuk ka asgjë për t’u habitur.

Është po i njëjti që premtoi 300 mijë vende pune, uljen e çmimit të energjisë elektrike, uljen TVSH së ushqimeve, legalizime falas, çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, paga dhe pensione më të larta se vendet e BE.

Të gjitha këto i ka premtuar.

Në realitet bëri të kundërtën.  

Ka që prej vitit 2013 që shfrenon fantazinë me premtime.

Por premtimi i fundit se do të “pushojmë” hapësirën, krahas superfuqive si SHBA, Kinë, Rusi dhe Francë, kalon çdo cak moral dhe etik.

Edi Rama nuk jeton me realitetin.

Këtej zvarritet dhe përhap panik se po troket kriza energjetike si asnjëherë më parë që prej shpikjes së llampës nga Thomas Edison, e nga ana tjetër në një eufori prej të çekuilibruari emocionalisht merr kot këput mufka ditën për diell.  

Populli thotë i ka lëshuar “pëllumbat”…por “pëllumbat” e Ramës siç duket kanë dale jashtë orbitës.

Një kryeministër ‘somnambul’ që në 8 vite qeverisje nuk asfaltoi një segment rrugor rural dhe as nisi e as përfundoi një vepër madhore që të mbahej mend.

E prej sot është në garë me Elon Musk se kush do të shkelë i pari Hënën.

Vetëm po e imagjinojmë se sa të tronditura duhet të jetë agjencitë hapësinore ndërkombëtare, nga Uashingtoni, në Moskë, Paris e deri në Pekin… 

Ndërsa, Neil Armstrong, njeriu i parë që zbriti në hënë, s'e mban as varri...

Ndiqeni në VIDEON më poshtë deklaratën e Ramës sot në Kuvend: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tea14/10/2021 20:01

Shkurt, e paster ky njeri duhet lidhur!!!!!!@@

BS14/10/2021 19:04

Ka hikur nga fiqiri i shkreti, enderron te takoje zotin ne hapsire se ne toke ky mendon se eshte i pari. Amerika e shikon kete njeri qe drejton nje vend aleat te saj apo keshtu i do gjysem budallenj e delirante.

Shto koment

Denonco