Kuvendi/ Ngrihet me 123 vota Komisioni Hetimor për 25 prillin, ‘Becchetti’ rrëzohet me 77 vota

Kuvendi/ Ngrihet me 123 vota Komisioni Hetimor për 25 prillin, ‘Becchetti’ rrëzohet me 77 vota

17:51, 14/10/2021
A+ Aa A-

Në seancën e radhës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor për ‘zgjedhjet e 25 prillit’, i kërkuar nga opozita.

Nga votimi në Kuvend, ky projektvendim ka marrë 123 vota pro, zero kundër dhe zero abstenim.

Ndërkohë Komisioni Hetimor i kërkuar nga opozita për Bechetti-n, u rrëzua.

Ky projektvendim u votua me 77 vota kundër dhe 46 pro, duke mos marrë kështu votat e nevojshme për miratim. 

Po ashtu Kuvendi ka rrëzuar dekretin i Presidentit të Republikës nr. 13.179, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 25, datë 22.06.2021 i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

Ky dekret mori 43 vota pro dhe 76 kundër.

Po ashtu Kuvendi rrëzoi edhe dekretin nr. 13.186, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 87/2021 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 26, datë 22.06.2021 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”.

Edhe dekreti për të huaj nuk është miratuar, ai mori 43 vota pro dhe 76 kundër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco