VIDEO/ Opinioni i Venecias, Ledio Braho: Klima politike sjell pasiguri për votuesin

VIDEO/ Opinioni i Venecias, Ledio Braho: Klima politike sjell pasiguri për votuesin

16:48, 14/10/2021
A+ Aa A-

Juristi Ledio Braho, në një intervistë në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, foli për faktin se si Komisioni i Venecias ka ligjëruar zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ku ne gare mori pjese vetem PS.

Braho thekson se opinioni i duket më shumë politik sesa gjyqësor.  Ai shton se klima politike ka sjellë pasiguri tek votuesit.

"Tashmë jemi në fazën e draftit të opinionit, draft që pritet të miratohet në mënyrë të plotë nesër ose ditët në vazhdim nga Komisioni i Venecias. Nuk ka ndryshime mes versionit final dhe opinionit. Opinioni nuk e ka lënë pa prekur edhe opinionin më herët. Komisioni i Venecias më shumë ka parë nëse kandidatët kanë qenë brenda kritereve që lejohen sesa ka vërejtur në tërësi si kanë shkuar zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Njëherë kishte dekret për një datë e njëherë dekret për tjetër datë e kjo bën që edhe votuesit të jenë të pasigurt. Duhet që partitë dhe institcionet të marrin masa që klima të mos ndikojë tek pasiguritë e qytetarëve. Opinioni i Venecias për mendimin tim është më shumë politik sesa ligjor", deklaroi Braho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco