Presidenti Meta pret Ambasadorin e ri të Serbisë, Slobodan Vukčević

Presidenti Meta pret Ambasadorin e ri të Serbisë, Slobodan Vukčević

14:03, 14/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Serbisë në Tiranë, Sh.T.Z. Slobodan Vukčević, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. 

Presidenti Meta e uroi Ambasadorin për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen e misionit të tij diplomatik në Shqipëri. 

Kreu i Shtetit shprehu dëshirën se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë rritjes së marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, sidomos në fushën ekonomike, tregtare dhe turizëm.  

Presidenti Meta nënvizoi se dialogu Kosovë-Serbi ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë, ka rëndësi jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin dhe perspektivën e tij europiane.

Po ashtu, ambasada serbe në Tiranë në Twitter se : "Sot, Ambasadori i ri i Republikës së Serbisë në Republikën e Shqipërisë, Slobodan Vukčević, i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metra, me të cilat Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e akreditoi atë si Ambasador i Republikës së Serbisë në Republikën e Shqipërisë."

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco