Arben Ahmetaj sfidon ambasadoren Kim për patronazhistët: Do t'i përdorim prapë

Arben Ahmetaj sfidon ambasadoren Kim për patronazhistët: Do t'i përdorim prapë

13:49, 14/10/2021
A+ Aa A-

Pak ditë më parë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, edhe pse me shumë vonesë, ka kërkuar që të hetohet skandali i patronazhistëve, të cilët u përdorën nga PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Duke shpërndarë një postim të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili thotë tekstualisht se:“Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe të sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor”, ambasadorja Kim, u ka bërë thirrje autoriteteve që të veprojnë.

Por duket se Arben Ahmetaj (dihet se flet gjithmonë në emër të Edi Ramës), i cili pati pikërisht një takim dje me ambasadoren e SHBA, nuk mendon kështu.

Madje sot në parlament ai foli me dashuri dhe superlative për “patronazhiistët” dhe premtoi se do t'i përdorin "sërish për të fituar edhe mandatin e katërt”.

“Kërcënuat patronazhistët, t’u vini anash. Ata janë zemrat e zjarrta që votuan PS. Ne do të punojmë me të gjitha instrumentet që na lejon demokracia dhe patronazhistët për të fituar mandatin e katërt”, deklaroi Ahmetaj nga parlamenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku14/10/2021 15:56

Përveç Lulir të vocërr, askush në Shqipëri nuk ERRU për kinezen Kimete.

Lali 14/10/2021 15:08

Njeriu me hajdut , injorant , pusht , servil dhe maskara qe mund te kete patur shqiperia ndonjihere. Ky qelbesire ,ky furnitor I edit me parate e gjakut te shqiptareve duhet varur ne cengel dhe te lihet rugeve qe ta hane qente e rruges.deri kur dhe sa do duroni o njerez??? Nje kafe e ketyre pushtave eshte sa pensioni mujor juaji!

t14/10/2021 14:04

Edhe kete tretin qe e moret me manipulime,nuk keni per ta gezuar deri ne fund o majmun qeveritës

Shto koment

Denonco