‘Venecia’ lë në fuqi ’30 qershorin’/ Spaho: ‘Fitorja’ e radhës e Bashës

‘Venecia’ lë në fuqi ’30 qershorin’/ Spaho: ‘Fitorja’ e radhës e Bashës

11:29, 14/10/2021
A+ Aa A-

Ish-nënkryetari demokrat, Edmond Spaho, reagoi me ironi pas lajmit se Komisioni i Venecias ka vendosur të lërë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

“’Fitorja’ e radhës!

Ne një takim të Grupit Parlamentar në fillim të muajit shtator, z.Basha u shpreh që nëse duam, mund t’i mbajmë zgjedhjet vendore për dy javë...

Kështu ngjet kur i bën hesapet pa hanxhinë, dyjavëshi bëhet dy vjet.

Të gjithë atyre që iu ishte premtuar dhe prisnin me padurim të emëroheshin kandidatë për kryetarë bashkish nga PD, ju sugjeroj t’i bashkohen Foltores.

Me foltoren zgjedhjet e përgjithshme mund të jenë me shpejt se zgjedhjet vendore,” shkruan Spaho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana14/10/2021 13:21

Po ti ku ishe o Brut , pse nuk dolet kunder Bashes te gjtihe sa ishit si deputete e kryesi se bashku per te mos i lene zgjedhjet ne tavoline ....???!!! Tani na del e tallesh duke perdorur ironi pasi u zgjodhe deputet ne moshen e pleqerise politike e biologjike ....????!!!!

Shto koment

Denonco