Lajmi i fundit

Pistat e hetimit: Nga hakmarrja deri te konfliktet e të ‘fortëve’, gjenden dy armë zjarri në makinën e autorëve

Bashës i ikin aleatët, Duka paralajmëron ndarjen

Bashës i ikin aleatët, Duka paralajmëron ndarjen

23:14, 13/10/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Noë” me Erla Mëhillin.

Ai është pyetur se nëse ndryshon lidershipi i Partisë Demokratike, a do të ketë ndryshim të marredhënive me PD.

Duka ka deklaruar se që pas zgjedhjeve nuk kane bërë asnjë takim dhe veprojmë krejtësisht të pavarur, kanë votën e tyre, dhe veprojmë siç duam vetë.

‘Ne direkt pas zgjedhjeve nuk kemi asnjë lloj bashkrendimi, ose bashkëpunimi me PD, sepse edhe ata duke pasur probelemet e veta brenda vetes nuk e shohin të arsyeshme të vijojnë bashkëpunimin e me aleatët sic e kemi pas. Kështu që të ne i ndërmarrim veprimet individuale sipas asaj që mendojmë. Për ata dy seanca që kemi bërë ne kemi votuar sic e kemi mendu vetë. Kemi mbajt qëndrime sic kemi mendu vetë. Nuk kemi pas asnjë lloj bashkërendimi”, tha Duka.

Erla Mehilli ne Now: Zoti Duka kur te vije momenti per te votuar ndryshimet kushtetuese per zgjatjen e Vettingut te gjyqtareve dhe prokuroreve ju si do te votoni? Do votoni si PD apo keni qendrimin tuaj?

Agron Duka: Jo, kam qendrimin tim personal.

Mehilli: Mos ju perjashtojne dhe ju PD?

Duka: Une skam lidhje me PD fare.
PD dhe opozita jane ne momentet me te veshtira te vetat. Keto konflikte kane lind kot? A ka fat Rama apo e ka bere vete? Se di.
Me bo sikur, sic thote Oerdi, nuk them. Oerdi eshte nje nga njerezit me me prespektive ne politike, jo me ne PD. Nuk kam asnje lloj interesi qe e them, e kam pas koleg dhe ne elektorat. Eshte shume i afte ne profesion. Oerdi thote bejme sikur. Po ju sikur po beni. Pse shkoni aty ne mbledhje? Mos shkoni hic. Ju jeni me kundershtare te njeri tjetrit, ju jeni ndare si parti. Ju nuk ekzistoni me. Ju o do iki njeri o do iki tjetri. Ju prisni kos tju perjashtoje Basha vete. Vete thoni qe PD nuk eshte Basha vete i jepni mundesi Bashes tju perjashtoje. Per mua, sa me shpejt te jete e mundur, ky problem te sqarohet, keto foltore te mbarojne, te beni ato veprimet qe keni ndermend te beni dhe te fitoje ai qe ka ndermend te fitoje ne menyre qe te davaritet problemi dhe te kete nje opozite shqiperia. Jo per mua, as per PAA por per shqiptaret.

Duka: Ne direkt pas zgjedhjeve nuk kemi asnje lloj bashkrendimi ose bashkepunimi me PD. Sepse dhe ata duke pasur problemet e veta nuk gjejne as kohen te bashkepunojne me aleatet sic kane pasur me pare. Ne ndermarrim veprime spontane ose individuale sipas atyre qe ne mendojme. Ne keto dy seanca qe kemi bere kemi votuar sic kemi menduar vete, kemi mbajtur qendrime sic kemi menduar vete, nuk kemi patur asnje lloj bashkrendimi.

Kur keta skane bashkrendim njeri me tjetrin si do kene me ne?

Ja psh, u mor vendimi nga PD, sdi kush quhet PD, nga Basha qe nuk do votohet por do grisen letrat ne nuk na u tha gje por ne sekond te fundit na u tha ne kemi vendos me gris letrat. Ne do ishim kundra nese do na kishin pyetur.
Vendimi per vettingun do jete personal si ta gjykoj.

Ky është rasti i dytë që vjen si qëndrim nga Duka pas reagimit që ka bërë dhe LSI, që s’ka më takime dhe as kontakte me PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana14/10/2021 11:09

Nje nga gabimet politike ne historine e Partise Demokratike , te cilat u pane edhe ne zgjedhjet e fundit , ka qene " bashkepunimi " ose bashkimi fiktiv opozitar me partite e vogla gjoja te djathta ....??!! . Ky bashkim fiktiv vetem se ka larguar nje pjese mjaft te shendoshe te elektoratit te PD-se i cili ne shumicen e tij nuk i ka gezuar frutet e fitoreve ne qeverisjen qendrore dhe ate lokale , sepse pjesen derrmuese te vendeve ne administraten e dale nga zgjedhjet , i kane marre keto partiçkat e vogla .....?????!!!!!!

Shto koment

Denonco