Oerd Bylykbashi: Si po e fut Rama në kurth PD-në

Oerd Bylykbashi: Si po e fut Rama në kurth PD-në

23:04, 13/10/2021
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi gjatë emisionit “Now” të Erla Mëhillit, deklaroi se pas shkrimit për një pakt të mundshëm për zgjatjen e mandatit të vetingut, ka marrë shumë reagime brenda PD.

Bylykbashi tha se kryeministri Edi Rama po synon që t’i ofrojë opozitës Reformën Territoriale me kushtin që të votojë zgjatjen e procesit të Vettingut.

Oferta që Rama po bën, unë e quajta ofertë në fakt ajo është përpjekje e Ramës për të arritur një objektv. Të marrë Vettingun me kuptimin që të zgjasë mandatin e këtyre që janë aktualisht në detyrë që ne i kemi akuzuar. Ti zgjasi PD-së me duart asaj mandatin është fundi”, tha deputeti i PD. 

Ai tha se gjatë mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar të PD ka pasur pyetje ngacuemes dhe insinuata por edhe akuza për performancën e tij në të shkuarën.

“Basha i vuri firmën duke thënë se nuk i kam lexuar reagimet por nuk i heq asnjë presje”, tha Bylykbashi.

Sipas tij Komisioni i Venecias thotë që vetingu duhet të jetë sa më i shkurtër, maksimumi 5 vjet dhe në vend të zgjatjes së mandatit mund të gjendet një zgjidhje tjetër.

“Nëse biem në këtë kurth, dëmtojmë interesin e opozitës”, shtoi deputeti i PD për Qarkun e Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco