Danaj: Të mbështesim ekonominë e brendshme, bizneset në Shqipëri s’kanë siguri financiare

Danaj: Të mbështesim ekonominë e brendshme, bizneset në Shqipëri s’kanë siguri financiare

21:39, 13/10/2021
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj, në një intervistë në emisionin Këndi i Pano Sokos në Syri Tv, foli për gjendjen ekonomike në vend.

Danaj thekson se duhet që të mbështetet ekonomia e brendshme, duke shtuar se bizneset në vendin tonë nuk kanë siguri financiare.

“Ne duhet të mbështesim ekonominë e brendshme. Gruri dhe mielli janë rritur shumë dhe ndikojnë te çmimi i bukës. Duhet të favorizojmë bizneset në kontratat që ata lidhin me punonjësit. Shumë biznese edhe mbingarkojnë punonjësit. Bizneset duhet të heqin bizneset në doganë. Borxhi publik sa vjen e rritet.

Rritja ekonomike nuk do shkojë më shumë se 3.5 përqind. Ne edhe popullsinë e kemi në rënie, e papunësia po rritet, edhe të ardhurat janë të pamjaftueshme. Tjetër thuhet nga qeveria e tjetër është realiteti. Bizneset nuk kanë siguri financiare në Shqipëri. Taksat tona vetëm janë rritur deri më tani”, u shpreh Danaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco