VIDEO/ Erebara: Po ndërtohet pak, keq dhe në qendër! Fakte të pabarazisë shumë të madhe në vend

VIDEO/ Erebara: Po ndërtohet pak, keq dhe në qendër! Fakte të pabarazisë shumë të madhe në vend

21:23, 13/10/2021
A+ Aa A-

Gazetari i njohur Gjergj Erebara ka qënë i ftuar në ‘Këndi i Pano Sokos’ në SYRI TV, ku ka komentuar fluksin e ndërtimeve në Tiranë, ku sipas tij, ‘çmimet e apartmaneteve po rriten sepse ka një pabarazi shumë të madhe në vend.

Erebara theksoi se tregu i ndërtimit nuk është masiv por është vetëm për një pjesë të vogël që ka para dhe ajo që ka 100 mijë euro të mari një apartament ka dhe 140 mijë euro të blejë një apartament’.

Sako: Gjergj Erebara, një prej gazetarëve të rrjetit investigativ BIRN, një nga zëra që ka prekur një çështje shumë sensitive në Tiranë  sepse Tirana mbart qëndrën më të madhe të gravitetit për sa i përket ndërtimeve. Fluksi i madh i ndërtimeve, a është i tillë justifikuar pa justifikuar, kush po e financon si po e financon dhe si mbaron. A do të mbarojë ky fluks ndërtimesh në Tiranë?

Erebara: Shumë vështirë të thuhet, pasi ndërtimet e fundit në Tiranë janë keq dhe në vendin e gabuar por nuk janë shumë. Po të krahasosh ndërtimin në 20 vitet e fundit, vëren se në një dekadë më parë është ndërtuar më shumë se sot, por u ndërtuan në periferi prandaj nuk e vije re. ‘Zona e Astirit’, ‘Liqeni i Thatë’ apo ‘Kopshti Zoologjik’, Dajti apo Komuna Linz.  

Këto zona u ndërtuan me shumë se në Tiranë. Njerëzit kishin nevojë për shtëpi të lira dhe ekonomike, ku logjikisht u ndërtua në periferi atje ku toka është më e lirë dhe çmimi po ashtu.

Shteti duhet të ndërhyjë dhe të mos ndërtohet me kaos pasi dihet se kur ndërtohet një zonë e re do ketë nëvojë për shkollë, rrugë autobuzë urbanë dhe të mos bëhet në mënyrë kaotike si në rastin e këtyre tre zonave të përmendura.

Por çfarë po ndodh është se Autoriteti Publik po jep leje vetëm në qendër të qytetit dhe në qendër ndërtohen apartamente super të shtrenjta dhe që shumë shpesh ngelen bosh. Nuk janë në funksion të ekonomisë por nuk shiten dhe ngelen bosh.

Shumë kulla në qendër të Tiranës janë bosh dhe pas shumë vitesh ato duhet të shiten me çmime ekonomike dhe do të aktivizohet si aset. Por kjo nuk po ndodh sepse ekzistojnë pronarë aq të pasur sa që mund të mbajnë prona edhe 10 vjet pa u shfrytëzuar.

Çmimet e apartmaneteve po rriten sepse ka një pabarazi shumë të madhe në vend. Tregu i ndërtimit nuk është masiv por është vetëm për një pjesë të vogël që ka para dhe ajo që ka 100 mijë euro të mari një apartament ka dhe 140 mijë euro të blejë një apartament.

Pra fakti se ndërtohet pak, keq dhe në qendër të qytetit janë fakte e pabarazisë së madhe në vend. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco