Kriza ndjek Ramën apo anasjellas? Shano: Qeverisja nuk është nder që na bëhet

Kriza ndjek Ramën apo anasjellas? Shano: Qeverisja nuk është nder që na bëhet

20:24, 13/10/2021
A+ Aa A-

A e ndjek kriza Ramën apo është Rama që e ndjek krizën? Kjo është pyetja që bëhet me ironi në rrjet, kur sheh se kryeministri kalon sa nga një krizë në tjetrën.

Mjeshtri Bujar Kapexhiu sjell në një punim të tij një karikaturë ku duket kriza si bashkëudhëtare e Ramës.

Sido që të jetë, gjithmonë në fund Rama do dalë dhe të thotë se i shpëtoi shqiptarët nga kriza dhe se u bëri një nder.

Por analisti Dritan Shano thotë se qeverisja është detyrë dhe jo nder që na bëhet.

“Në Shqipëri, politikanët kërkojnë që t'ua dish për nder se kanë bërë detyrën. Si ata që janë në qeverisje sot, ashtu dhe ata që kanë qenë më parë.

Bëjnë ca lista me detyrat që kanë kryer dhe mbi këtë bazë kërkojnë votën. Puna është se lista e detyrave që nuk i kanë kryer, me qëllim apo dhe nga paaftësia etj., nuk thuhet gjëkundi. Por njerëzit e dinë këtë listën e dytë më mirë se të parën.

Akoma dhe më keq është se kur rreshtojnë detyrat e kryera i quajnë ato "arritje", dhe i thonë me një ton dhe perifrazim që nënkupton se mund edhe mos i kishin kryer detyrat po t'u donte qejfi atyre. Pra, Parlamenti, qeveria, bashkitë etj., etj., mund edhe mos prekin punë me dorë, normalisht.

Prandaj duhet t'ua dish për nder, kur thjesht bëjnë detyrën. Sa më lart të jetë, apo të ketë qenë në hierarki, aq më i habitur ngelet politikani kur nuk ja di për nder. Jo për gjë, por nuk di se çfarë të thotë, dhe të premton se do bëjë gjëra, që në shumicën e rasteve, janë më pak se edhe vetë detyra,” shkruan ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t13/10/2021 20:44

Me krizat ka mbijetuar e vazhdon te mbaje pushtetin pushti rama

Shto koment

Denonco