Lajmi i fundit

Pistat e hetimit: Nga hakmarrja deri te konfliktet e të ‘fortëve’, gjenden dy armë zjarri në makinën e autorëve

Reporterët pa Kufij dënojnë sulmet e Ramës ndaj medias: I krahasoi me nazistët dhe terroristët

Reporterët pa Kufij dënojnë sulmet e Ramës ndaj medias: I krahasoi me nazistët dhe terroristët

18:44, 13/10/2021
A+ Aa A-

Organizata për lirinë e medias, Reporterët pa Kufij ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në konferencën e OSBE-së për gazetarinë në Europën Juglindore, ku u shpreh se liria e përhapjes së lajmeve në internet ka minuar në një lloj mënyre lirinë e fjalës.

Reporterët për kufijtë, duke dënuar sulmin e Ramës ndaj medias online, shtojnë se 'kreu i qeverisë i krahasoi mediat me nazistët dhe terroristët'. 

Organizata thotë se shqetësuese mbetet fakti që Parlamenti planifikon të diskutojë ndryshimet në ligjin për mediat, të njohura si paketa kundër shpifjes. 

Reporterët pa Kufij shtojnë se në ligj duhet të reflektohen rekomandimet e Komisionit të Venecias, për të shmangur cenimin e fjalës së lirë. 

"Denoncojmë sulmin e Kryeministrit Edi Rama ndaj mediave online në konferencën e OSBE, duke i krahasuar ata me nazistët, terroristët dhe pedofilët. Akoma më shqetësuese fakti që Parlamenti planifikon të diskutojë ndryshimet në ligjin për mediat, të njohura si paketa kundër shpifjes. Ndryshimet në ligj do të lejonin sanksionet joproporcionale të vendoseshin ndaj mediave online nga AMA, një autoritet i kryesuar nga ish -këshilltari i Edi Ramës. Kërkojmë ndryshime së bashku me rekomandimet e komisionit të Venecias për të shmangur ndalimin e fjalës së lirë", thuhet në deklaratën e Reporterëve pa Kufij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco