Çim Peka: Kuvendi i PD do të mblidhet dhe do ta shkarkojë Bashën me një fishkëllimë

Çim Peka: Kuvendi i PD do të mblidhet dhe do ta shkarkojë Bashën me një fishkëllimë

21:02, 11/10/2021
A+ Aa A-

Nga Çim Peka

"Nuk ka për të patur Kuvend të PD që shqyrton vendimet e qeverisë amerikane".

Kjo është shprehja që artikuloi Lulzim Basha para pak ditësh. Një mendje më thotë t'i përgjigjem siç e meriton, por frenohem për shkak të një raporti që kam patur me atë në këto vite opozitë. Por, po i përgjigjem nëpërmjet Arben Imamit. Pas katrahurës së zgjedhjeve të vitit 2017 dhe rrëmujës për rizgjedhjen e tij si kryetar i vetëngrirë ato kohë, në muajin shtator të atij viti Basha mblodhi Kryesinë e partisë.

Ndryshe nga parafolësit që ulërinin dhe e fyenin, Imami i pati shprehur: 'Dëgjo mor djal, i vetmi konflikt që kemi ne me ty si kryetar është se ne kemi dashur ti të bëhesh kryeministër, ndërsa ti nuk ke dashur asnjëherë'.

Nëse i referohemi teorisë së probabilitetit dhe nëse ti do të ishe me inteligjencë zero, probabiliteti që ti të merrje vendime të drejta do të ishte së paku 50-50, por ti je rast ekzemplar në botë që ke nevojë për studim shkencor. Arsyeja? Sepse je njeriu i vetëm në botë që 100% të vendimeve që ke marrë i ke patur në dëmin tënd. 

Që goditja e Sali Berishës është një plan i mirëmenduar mes Edi Ramës dhe Sali Berishës kjo është shumë evidente. Të nesërmen e 25 prillit, Lulzim Basha krijoi një slogan të ri, ku pas çdo fjalie të shprehur në publik, ai shtonte fjalën: Rama-Doshi-Rakipi. Kujtojmë që Doshi dha menjëherë dorëheqjen pas daljes së rezultatit për shkak se ishte person i shpallur non grata.

Kjo histori zgjati plot tre javë, derisa DASH shpalli edhe Sali Berishën non grata. Nga ajo ditë, slogani i Bashës u ndryshua, u hoq emri Rakipi, u la vetëm dyshja regjimi Rama-Doshi, Rama si kryeministër dhe Doshi si person i shpallur non grata. Të njëjtën gjë bën edhe rrethi i tij i ngushtë i Bashës, po në parti. Mesazhi i Bashës ishte i qartë, Rama ka Doshin i cili është non grata dhe u detyrua të dorëhiqet, unë kam Sali Berishën.

Kjo ishte pjesa e ligësisë së tij. Për këtë pjesë, as Sali Berisha nuk ia vuri shumë veshin, sepse ai është i mësuar prej 30 vitesh me thika pas shpine si politikan. Basha është i ri në politikë dhe nuk e di historinë e asaj partie që nga viti 1990 e deri në vitin 2005, kur ai iu bashkua kësaj partie. Ai nuk është as i pari dhe as i fundit.

Ajo që më bën vërtetë përshtypje është profecia e Arben Imamit. Të dalësh si kryetar i partisë dhe të deklarosh se nuk do të lejojmë mbledhjen e Kongresit kur me statut nuk ke asgjë në dorë dhe nuk të pyet njeri, vetëm një Bashë mund ta bëjë këtë, nuk ka të drejtë. Të deklarosh në grupin parlamentar se Berisha ka të gjithë partinë me vete, por nuk lejoj mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, sërish vetëm një Bashë mund ta deklarojë këtë.

Të deklarosh se baza që mbështet Sali Berishën është anti-amerikane, por unë si kryetar i tyre jam pro-amerikan, vetëm një Bashë mund ta bëjë. Para pak ditësh doli dhe shqiptoi gomarllëkun e radhës, nuk ka për të patur Kuvend të PD që shqyrton vendimet e qeverisë amerikane.

E para, Lulzim Basha, kongresi nuk është për Amerikën, por për ty dhe ti e di mirë këtë punë më shumë se kushdo tjetër.

E dyta, Kongresi do të mblidhet sepse as nuk të pyet kush dhe as nuk mund ta ndalosh.

E treta, Kongresi do të mblidhet dhe do të të shkarkojë me një fishkëllimë ty dhe jo vendime të qeverisë amerikane. Dhe ti përsëri e di këtë.

E katërta, do të shkarkohet jo për Berishën, por për atë që i ke bërë PD-së në këto 8 vite të drejtimit tënd me çadrën, bojkotin, faljen e pushtetit vendor, me shkopinjtë e gomës, me gazin lotsjellës, me burgimet e protestuesve pafundësisht të Edi Ramës,

Nga sot e tutje teoria e Lulzim Bashës është se shkarkimi i tij nga Kongresi është antiamerikane. Në 5 takimet e Berishës në bazë, një gjë është evidente, Basha ka arritur të mundë Ramën si njeriu më i urryer i demokratëve. Kjo është evidente. Nëse vazhdon me këtë linjë edhe ca ditë, jo pa parti, por edhe pa mbështetësit më të afërt do të ngelë.

Pasi ka përdhosur çdo demokrat, Basha ka vendosur t'ju fyejë edhe inteligjencën me gomarllëqet e tij. Askush nuk mund të ndalohet në budallallëkun e tij, por një gjë mund t'i sigurojmë Lulzim Bashës, nëse vazhdon këtë rrugë demokratët kanë për t'i treguar se kush është anti-amerikani i vërtetë. Dhe nëse ndodh kjo, shumë prej nesh do të na vijë turp me veten për atë që kemi bërë për Lulzim Bashën gjatë këtyre 8 viteve në opozitë. Të paktën atyre që e mbështetën në kohë të ndryshme.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco