Dorëheqja e Kurz, Toto: Prokuroria kishte 500 faqe kundër tij, regjimi i Ramës në Shqipëri ka kapur gjithçka

Dorëheqja e Kurz, Toto: Prokuroria kishte 500 faqe kundër tij, regjimi i Ramës në Shqipëri ka kapur gjithçka

19:53, 11/10/2021
A+ Aa A-

Aktivistja Iris Toto, në një intervistë në Syri Tv me moderatoren Juli Krisafi, në Ora 17:00, foli për hetimet për korrupsion ndaj ish-kancelarit austriak, Sebasatian Kurz.

Toto thekson se Prokuroria e Austrisë kishte 500 faqe kundër Kurzit, duke shtuar se në Shqipëri ndodh që Rama ka kapur çdo lloj institucioni.

“Partia e Kurz ka bërë bllokadë. Prokuroria kishte 500 faqe ndaj Kurzit. Shumë komuna, Partia Popullore i ka humbur. Shoqëria besoj se ka reaguar me votë. 104 faqe zbuluan keqpërdorimet e Kurz. Në Shqipëri të gjitha institucionet janë të kapura. Nëse më parë, Rama ruante fasadën, tani edhe fasadë nuk ka.

Mediat nuk janë kapur 100 përqind, gazetarët janë persona që nuk shiten kaq kollaj. Adhuroj shumë gazetarë, inkurajoj ata për punën që bëjnë. Mediat janë të vetmet që po rezistojnë ndaj regjimit të Ramës. Shoqëria shqiptare duhet që të reagojë gjithashtu. Në Austri, edhe gazetat e djathta kanë reaguar për skandalin e tij. Kjo se mediat në Austri financohen edhe nga njerëz normalë”, u shpreh Toto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco