Shantazhi i votuesve/ Pas 6 muajsh, Yuri Kim “kujtohet” për patronazhistët

Shantazhi i votuesve/ Pas 6 muajsh, Yuri Kim “kujtohet” për patronazhistët

17:33, 11/10/2021
A+ Aa A-

Kur kanë kaluar plot 6 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim “kujtohet” për skandalin e mazhorancës me patronazhistët. 

Ambasadorja e SHBA kërkoi sot hetimin e këtij skandali. Kim thotë se Shqipëria duhet të garantojë mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.

"Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor. Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas rekomandimit te mëposhtëm dhe rekomandimeve të tjera të OSBE/ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm – pa frikë apo presion apo joshje të paligjshme – është themelore për demokracinë", shkruan Yuri Kim në rrjetet sociale. 

Image

Heshtja e Yuri Kim dhe ambasadës amerikane në momentin që shpërtheu skandali i nxjerrjes së të dhënave për mbi 900 mijë qytetarë, i shërbeu deformimit të votës dhe diktimit të sjelljes elektorale të qytetarëve. Por edhe suporti që Kim i dha Edi Ramës pas procesit elektoral të 25 prillit duke i njohur zgjedhjet si të rregullta dhe demokratike, shkon sërish në funksion të certifikimit të tjetërsimit të votës me vetëdije të plotë.

Edhe opozita iu bashkua heshtjes së Yuri Kim. Kryetari i PD, Lulzim Basha do të deklaronte në studiot televizive, sa herë pyetej për këtë çështje, se kjo është tendencë për të demotivuar votuesit e PD dhe të opozitës në tërësi. Pas masakrës elektorale, Lulzim Basha sërish nuk e ngriti zërin për deformimin e votës përmes shantazheve dhe metodave majtiste të presionit. Nuk e ngriti zërin për asnjë moment dhe as bëri përpjekjen më të vogël për të mbrojtur votuesit e vet, ndërsa u mjaftua vetëm me një padi në SPAK, sa për t'i hedhur hi syve popullit opozitar. 

Mesa duket, Yuri Kim reagoi vetëm sot për skandalin e patronazhistëve dhe kjo jo pa qëllim, pasi duket qartë se mazhoranca ka marrë në patronazh Lulzim Bashën. Dhe jo vetëm e kontrollojnë, por edhe kujdesen dhe e mbrojnë në mediat e tyre. 

Megjithatë, skandali i patronazhistëve nuk mund të kalojnë në heshtje pasi deformimin e votës dhe përndjekjen e mijëra qytetarëve, nuk ka çmim që e blen. 

Në database, përmbajtja e të cilit përbën vepër penale, janë të dhënat për 910 mijë qytetarë të Tiranës të cilët nuk i kanë dorëzuar me vullnetin e tyre informacionet për Partinë Socialiste, por ato i janë vjedhur secilit prej nesh, që nga numrat e telefonit, numri ID i kartës së identitetit apo vendi i punës etj, të shpërndarë në kompjuterat e selisë së PS të Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agim11/10/2021 22:14

Jeni me shume vonese shoqja Kim me kete deklarate, Po e ben thjesht per diversion.Strategjine tende ne ndihme te pushtetit te korrupruar edhe budallai e kupton. You are too late, "babe"

tirana11/10/2021 18:56

Tani perveç Saliut , per patronazhistet e paska patur fajin edhe Lul Basha ....???!!!

Mirfa11/10/2021 18:56

Hala se moret vesh qe kimetja eshte zonja e pare ne SHQIPERI Ende se moret vesh se ajo eshte mbreteresha e sorros ketu dhe bashke me princ edin po e shkaterrojne kete vend Cfare prisni apo shpresoni te pajiseni me pasaporta usa si afgane

Korabi11/10/2021 18:28

Llafe imzot llafe,mos u merrni me shoqen Kimete ,asaj i ka humbur rruga ne oborre te ambasades.Per te ne shqiperi ekziston Rame droga e Erjon pederi .Neser ne foltoren e Kuksit per nje shqiperi te pa varur e demokratike ,te crrenjosim sorosin ne ky vend i begate.

Leonsio11/10/2021 18:18

Lu ishe ti moj zonje me date 26 apo ashtu te leverdiste te deklaroje : zgjedhjet iahin te rregullta dhe duhen pranuar ... kjo qe beni sot eshte ne vazhden e turpeve tuaja , zgerdhirjen tuaj me drejtuesit e rilindjes dhe shume te tjerave ... turp , turp , turp ........

Kinezja Amerikane...11/10/2021 17:59

Vari lesht kinezes dhe gjithe rraces se verdhe i themi ne ne shqiperi

Valbona11/10/2021 17:58

Kesaj i thone ne shqip "pas pilafit"... Pasi Rama siguroi pushtetin me ndihemn e heshtjes se zonjes Kim, tani ajo kerkon ti jape pak mbeshtetje edhe Lulzimit,,, Por me keto qendrime ambasadorja amerikane ka bere shume "anti-amerikane" (ne realitet anti-soros) ne Shqiperi se asnje ambasador tjeter me pare... Kim konkuron ne kete pike me Donald Lu..

Shto koment

Denonco