Kriza energjitike, Muço: Jo e imponuar nga jashtë, qeveria ka keqmenaxhuar resurset

Kriza energjitike, Muço: Jo e imponuar nga jashtë, qeveria ka keqmenaxhuar resurset

16:52, 11/10/2021
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko, në Syri Tv, foli për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Muço thekson se kriza energjitike nuk është e imponuar nga jashtë, duke shtuar se qeveria ka keqmenaxhuar resurset.

“Bizneset nuk kanë investuar në rezervat e naftës. Kriza është në nivel global. Ajo që bën përshtypje për Shqipërinë, është se kemi shumë burime hidrike. Keqmenaxhimi i resuresve energjitike ka sjellë krizën. Bizneset që kanë hidrocentralet me koncesion duket se kanë pasur probleme. Edhe efektet e ndryshimeve klimaterike po ndihen. Po jemi në valë të re të inflacioni.

Shqipëria ka marrë kaq shumë borxhe, sa do ta ketë të vështirë që të marrë borxhe. Kostot e borxhit publik do të rriten. Banka Botërore shprehet se borxhi publik është gati 2 përqind më i lartë nga se thotë qeveria shqiptare. Kriza është rritur shumë në vitet e fundit. Shqipëria vazhdon të jetë ndër vendet më të varfëra në Europë. Rritja e çmimit të miellit ishte ndër rritjet më të larta ndër vitet e fundit”, u shpreh Muço.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco