VIDEO-SYRI TV/ OSBE konferencë për gazetarinë, Rama: S’jam njeriu i duhur për të folur për median

VIDEO-SYRI TV/ OSBE konferencë për gazetarinë, Rama: S’jam njeriu i duhur për të folur për median

15:12, 11/10/2021
A+ Aa A-

Edi Rama, i pranishëm në konferencën e OSBE, për gazetarinë në kohë krizash, deklaroi se liria e shprehjes nuk mund të jetë njësoj me lirinë e përhapjes së lajmeve. Rama kritikoi median online, duke folur për fenomenin e përhapjes së lajmeve të rreme.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga krijimi i mekanizmave për të kontrolluar mediat, duke e justifikuar këtë qëndrim, me përhapjen e lajmeve të rreme. I pranishëm gjatë konferencës së OSBE-së, me temën, ‘Gazetari në kohe Krizash’, vetë kryeministri nuk po ndihej rehat, duke folur për këtë temë, në një kohë kur marrëdhëniet e tij, me gazetarët dhe mediat, kanë qenë problematike.

Në fjalën e tij, Rama deklaroi se liria e shprehjes është e garantuar, por gjeti një tjetër formë për të kritikuar median, duke u ndalur tek liria e përhapjes së lajmeve, kryesisht në mediat online.

‘Nuk jam saktësisht njeriu i duhur për tu ftuar për shkak të opinioneve të mia që ndryshojnë, jo për lirinë e medias, por mënyrën sesi në emër të kësaj lirie shumë gjëra që shkojnë kundër këtij koncepti ndodhin.

I referohem përhapjes në internet të lajmeve të rreme, të sjelljeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë dhe kundër të drejtave të njerëzve të tjerë, kundër logjikës, kur vjen fjala për gazetarinë. Kur vjen fjala për median në internet, liria e përhapjes nuk mund të jetë njësoj me lirinë e fjalës.

Të vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëjetuese, e bëjnë shumë të vështirë dallimin mes tyre. Nuk mendoj se mënyra më e mirë është të mbash frikën, duhet të bëjmë durim me këto sasi gënjeshtrash, akuzash dhe shantazhesh që janë kthyer në rrezik’, tha Rama në fjalën e tij.

Ambasadori i OSBE-së, Vincenzo Del Monaco, u shpreh se liria e medias nuk duhet marrë e mirëqenë dhe pengesat duhen trajtuar mënyrë serioze. Konferencë do të pasohet nga aktivitete të tjera në kuadër të javës së medias, të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco