E paprecedentë/ Basha për një pjesë të PD: Janë llumi i shoqërisë

E paprecedentë/ Basha për një pjesë të PD: Janë llumi i shoqërisë

09:50, 11/10/2021
A+ Aa A-

Kryesia e grupit parlamentar të Partisë Demokratike u mblodh të dielën për të diskutuar për situatën politike në vend. Sërish pati debate mes Lulzim Bashës dhe deputetit Flamur Noka.

Gjithçka nisi pasi Basha tha se PD duhet të funksionojë ashtu siç funksionojnë grupet parlamentare në Gjermani. Por Noka i tha se atje kryetari i CDU-së dha dorëheqje për t’i hapur rrugë ringritjes së partisë.

“Kurse ti je mbërthyer pas karriges tënde pa pyetur për fatin e PD, të cilën po e çon në zgrip. Je lidhur te karriga duke bërë vetëm hesapet e tua dhe ke marrë peng partinë. Jep dorëheqjen që t’i hapësh rrugë zgjidhjes dhe ringritjes së partisë,” ka thënë Noka.

Basha iu përgjigj duke i thënë se prioriteti i tij është largimi i qeverisë Rama.

“Mos u përgjigj me slogane, jo vetëm unë, por demokratët duan të dinë qëndrimin e PD”, tha Noka.

Më tej, ai shtoi se anëtarëve të PD po iu bëhet presion që të mos firmosin peticionin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Këtu, Basha bëri një deklaratë të paprecedentë, duke fyer anëtarët demokratë.

“Po dëgjoj akuza që bëhen nga llumi i qeverisjes së PD,” tha Basha.

“PD nuk ka pasur llum në qeveri. Ka qenë qeverisja më e suksesshme e demokracisë. Ti ke qenë më shumë se kushdo në qeveri dhe po i thua vetes. Unë kam emrat qe ti i ke telefonuar dhe u ke bere presion mos të firmosin. Po do t’i them ketu. Është e rëndë për një parti demokratike, që kryetari të ushtrojë presion. Është fundi i demokracisë,” tha Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Niko11/10/2021 11:16

Basha ik se e shkatrove PD. Dil vete nga zyra se do jete me mire per ty,ose do te vije tajfuni i demokrateve dhe ska me shanse per ty.Ke ngelur ne doren e Frok Çupit per te te mbrojtur.TURP, TURP

Korabi11/10/2021 11:02

Ky eshte nje dallkauk i pa ftyre e pa moral.Pse rrin ne ate karrike kur PD perbehet nga anti amerikan dhe nga llumi i shoqeris.Do te tregoj vetem nje merit qe ke ne PD.Ne viti 2005 ke qen kandidat ne njesin 7 Tirane.Ne saje te demokratve fitove me mbi 1500 vota plus.Nuk erdhi asnje her ne zone.Ne viti 2007 per pushtetin lokal hymbem me 2000 vota e nuk kemi fituar asnje het tjeter.Ky eshte llum e shkue llumit

Vzhguesi11/10/2021 10:10

Si çdo lloj mielli që ka krundet e tij, po ashtu dhe çdo parti, veçanërisht këtu. E krahason situatën këtu me atë në Gjermani, si të lozësh pingpong në fushë futbolli. Reagoni me cilësi, moral dhe aftësi sepse ndryshe vetëm lëngim do këtë ky vend. Qëndrimi juaj të çon në evokimin e të shkuarës.

Shto koment

Denonco