Rama e pranon: Na ofruan para për një kamp refugjatësh në Shqipëri

Rama e pranon: Na ofruan para për një kamp refugjatësh në Shqipëri

09:27, 11/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka pranuar që i kanë ofruar para për të ndërtuar kamp refugjatësh, por qeveria e tij nuk ka pranuar. Në një intervistë për televizionin gjerman NTV kreu i qeverisë shqiptare tha se, Shqipëria bëri për afganët atë ka bërë edhe për shqiptarët e goditur nga tërmeti.

“Kampet e refugjatëve janë çnjerëzore. Mendoj se ato janë një nga arsyet pse komunitetet përreth trazohen, kur njerëzit i shohin refugjatët në afërsi të tyre të mblidhen nëpër kampe. Kur vijnë shumë njerëz, ndonjëherë duhen ndërtuar edhe kampe, por në rastin tonë ne morëm një vendim. Edhe pse na u ofruan para për të ndërtuar kamp për refugjatët, refuzuam. Në këtë rast bëmë të njëjtën gjë që bëmë për njerëzit tanë, kur vendi ynë u godit nga tërmeti i tmerrshëm më 26 nëntor 2019”.

I pyetur për bllokimin e procesit të integrimit në BE, kreu i qeverisë shqiptare nuk shprehet i habitur.

“Jo, sepse në të vërtetë nuk prisja asgjë tjetër. Në të kaluarën do të ishim të zhgënjyer, por kemi mësuar se Evropa nuk është në formën e saj më të mirë dhe ne e kuptojmë këtë, prandaj thjesht vazhdojmë punën tonë”.

Edhe në Samitin e Sllovenisë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën dritën jeshile për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco