Lapaj paralajmëron protestën për çmimet: Nesër në 17:00 do jem përballë Kryeministrisë!

Lapaj paralajmëron protestën për çmimet: Nesër në 17:00 do jem përballë Kryeministrisë!

21:49, 10/10/2021
A+ Aa A-

Aktivisti Adriatik Lapaj, me anë të një statusi në “Facebook” ka paralajmëruar për nesër protestën e radhës për rritjet e çmimeve.

Lapaj thekson se nesër në orën 17:00 ai dhe aktivistë të tjerë do të protestojnë përballë Kryeministrisë.

Postimi i Adriatik Lapajt:

Nesër në orën 17.00 do të jem përballë Kryeministrisë.

Nisi me 3 kërkesa. Qeveria u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël. Një arritje e qytetarëve, por jo e plotë.

Duhen masa dhe për energjinë për biznesin e mesëm dhe të madh pasi produktet e tyre do të reflektojnë rritje çmimi.

Duhet zgjidhje për çmimin e ushqimeve të shportës dhe kraburanteve dhe konkretisht me ndërhyrje në TVSH dhe taks qakullimi qoftë dhe përkohësisht sa të stabilizohen çmimet në bursë.

Italia, Greqia, Gjermania dhe mbarë vendet afër nesh TVSH-në e ushqimeve të shportës e kanë nga 4 deri në 13%, ne e kemi 20%.

Unë e di që këtu e liga i vë bisht dhe bishtit. Jam i gatshëm edhe për baltëhedhjen. Papritur shumë do më nxijnë. Kjo është kosto e të përballurit.

Gjithësesi unë jam dhe do jem sa të kem frymë i PASHANTAZHUESHËM. Bujrum në betejë!

Nesër në 17.00 para Kryeministrisë qoftë dhe TEK PULLË. Ndoshta aty do jemi mijëra TEK PULLË.

P.s më poshtë tabela ilustruese e rritjes së çmimeve këto 2 javë për produktet e shportës dhe karburantet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco