VIDEO/ Mehmeti: Shkolla ka nisur me kaos, gjithçka e përqendruar në duar të paafta

VIDEO/ Mehmeti: Shkolla ka nisur me kaos, gjithçka e përqendruar në duar të paafta

17:21, 10/10/2021
A+ Aa A-

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti, në një intervistë në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me moderatorin Bledi Marku, foli për problematikën e arsimit.

Mehmeti thekson se shkolla ka nisur me kaos, duke shtuar se gjithçka është e përqendruar në duar të paafta.  

“Duhet të merren masa për mësuesit shtesë. Shkolla ka nisur me kaos. Ne nisëm vitin e ri shkollor pa asnjë program. Çfarë ka shkolla jonë për argëtim, shkolla jonë është një kazermë. Gjithçka është përqëndruar në duar të paafta. Ne kemi mësues që nuk janë të mirëtrajtuar, nuk kemi drejtues të aftë. Ne nuk kemi mësues për nxënës me aftësi të kufizuara.

Shkollat tona ngjajnë si burgje, me mure të betonuara 6 metra të gjata. Shkollat janë mbyllur, sepse është shpopulluar Shqipëria. Në rrethe nuk ka më nxënës ose edhe mësuesit nuk janë të mirëarsimuar. Në Tiranë vijmë e një klasë ka 38 fëmijë e hajd e prit nga fëmija që të mësojë, kur atij nuk i bie radha të pyetet. Shumë shkolla nuk kanë tualete. Arsimi duhet të kishte buxhet së paku 5 përqind”, u shpreh Mehmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco