Abortimi i krizës së Kryeministrit frikacak dhe drejtësia e kapur!

Abortimi i krizës së Kryeministrit frikacak dhe drejtësia e kapur!

12:32, 10/10/2021
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Abortimi i gjasme krizës energjitike erdhi shumë shpejt si çdo mashtrim i trashë i këtij kryeministri të kapur dhe vulgar.

Rama foli për kataklizëm energjitike, foli e tha që çmimet jo vetëm do të rriten, por nuk do të ulen edhe kur kriza të ketë mbaruar.

Por sapo që i gjithë opinioni dhe politika u ngrit në këmbë dhe provoi që kjo ishte thikë pas shpine për shqiptarët e varfër dhe mashtrim për të mbuluar badërdinë me paratë publike nga qeveria OSHE dhe KESH, Rama i trembur gjer në palcë u tërhoq turpshëm.

U tund mali dhe polli një mi!

Kataklizmoja u harrua dhe na doli që gjendja në hidrocentralet qenka e mirë.

Deklaratat apokaliptike të së djelës së shkuar të kryeministrit u harruan dhe veç dihatjes histerike dhe shqyerjes se syve të aktrimit mashtrues nuk mbeti asgjë tjetër.

Por mbeti edhe fakti që strategjia e pisët e kryeministrit ishte: të provojmë t'ua rrisim çmimin e energjisë, po e hengrën dhe nuk reaguan mirë, në të kundërt tërhiqemi sikur s'ka ndodhur gjë.

Ky mashtrim i rëndë publik ishte paradhoma e një gracke të re të menduar nga Rama dhe të tijtë për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit me gjakun dhe sakrificat e shqiptarëve duke u futur edhe të buka e gojës së tyre.

Kryeministri frikacak abortoi dhimbshem dhe në fund të të gjithë kesaj krize si furtunë në gotë mbeti vetëm fakti që rrogat e pensionet nuk do të rriten kurrë sa të jetë Rama!

Asgjë e re kur dihet që për këtë kryeministër shqiptarët nuk ekzistojnë sepse ekzistojnë vetëm miliardat e koncesioneve, që ndahen me oligarkët, ekzistojnë qindra tendera sekretë dhe të hapur, që grijnë miliona etj etj.

Por asgjë nga këto nuk ka rëndësi pasi dihet që kryeministri është i akaparuar nga mijra interesa të tjera të errta, të cilat janë të gjitha kundër shqiptarëve!

Por ka shumë rëndësi vetëm një çeshtje, në këtë moment kur shpërdorimi i postit të kryeministrit ka arritur kulmin dhe që është roli i drejtësisë përballë abuzimit të dhunshëm të postit shtetëror dhe pasojave qe ai ka mbi njeriun e thjeshtë.

Ndaj të gjithë pyesim me zë të lartë:

Përse SPAK-u ka taposur gojën?

Perse SPAK-u mbyll sytë dhe nuk heton Qeverinë, OSHE dhe KESH për shpërdorimin e tmerrshëm me paratë publike dhe dëmin kolosal?

Përse SPAK- nuk heton kryeministrin që shpërdoron pushtetin për deklaratat destabilizuese për gjoja krizë duke tronditur shqiptarët?

Edhe sa kohë SPAK- u do vazhdojë të funksionojë me regji?

Edhe sa kohë SPAK- u do vazhdojë eskursionet nga Lushnja, Pogradeci, cironkat e deri tek RTSH, por pa u ndalur kurrë e kurrë te qeveria?

Kjo krizë e stisur nga Rama kërkon ndëshkim shumë të rreptë nga drejtësia.

Kjo Drejtësi e ashtuquajtur e "re" nuk përballet me këtë manipulim publik kaq të rëndë, nuk parballet as me baderdinë e OSHE dhe të KESH, nuk përballet as me Teatrin, Inceneratoret, Becchetin?

Atëherë ç'dreq drejtësie është kjo??

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco