Kryeministri Edi Rama pranoi sot se Shqipëria e shet energjinë jashtë vendit me çmim të lirë.
Në konferencën për shtyp ku prezantoi planin e qeverisë për përballimin e krizës energjetike, Rama tha se energjia e prodhuar nga uji shitet jashtë vendit me çmim të lirë për shkak se duhet të zbrazen digat e tejmbushura në periudha reshjesh, pasi për ndryshe rrezikojmë të përmbytemi.
Gjithashtu, Rama pranoi se Shqipëria e blen energjinë më shtrenjtë për shkak të kërkesës së lartë në treg.
"Ne nuk e prodhojmë vetë të gjithë energjinë që na duhet. E shesim jashtë me çmim të lirë sepse vendet rreth nesh nuk kanë nevojë, që të mos e hedhim ujin në lumë, që të mos e mbajmë ujin kapicë, apo më keq akoma që të mos përmbytemi. Nga ana tjetër e blejmë shtrenjtë kur nevoja në treg bëhet alarmante për shkak të thatësirës. Prandaj po e ndërtojmë Skavicën, që ujin e tepërt ta mbajmë rezervë kur të kemi thatësirë", u shpreh Rama.
Ditën e djeshme, 8 Tetor qeveria shpalli gjendjen e emergjencës në vend.
Sipas vendimit vendi do të jetë në kushte të emergjencës të furnizimit me energji elektrike deri në datën 15 prill 2022.
© SYRI.net
Pse nuk beni shkembim me Kosoven e cila e kontrollon sasine e energjise qe i duhet pasi e prodhon me tec-e. Harova qe ju doni te qarkulloje paraja pasi ne natyre s'mbetet gje nen dore per ju.