'Do shkonim drejt krizës së urisë'/ Rama: Nëse rrisim pagat dhe pensionet falimenton shteti

'Do shkonim drejt krizës së urisë'/ Rama: Nëse rrisim pagat dhe pensionet falimenton shteti

14:46, 09/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën për shtyp nga Kryeministria, ku po prezanton planin për krizën energjetike, se rrogat dhe pensionet nuk mund të rriten aq sa është dëshira e qytetarëve. 

Rama tha se një rritje e pensionit minimal dhe pagës minimale, do ta çonte shtetin drejt falimentimit dhe popullin drejt krizës së urisë. 

"Ka nga ata që thonë rrisni pensionin minimal sot 300 euro, pagën minimale 500 euro. Unë po ju them, nëse ne e rrisim pensionin minimal sot 300 mijë lekë, në fund të vitit të ardhshëm duhet të mos bëjmë më investime dhe brenda dy vitesh do të përjetonim falimentimin më tragjik të shtetit. Jo vetëm s'do të kishim pensioine, por për herë të parë që nga koha e Skënderbeut do ta shikon se çfarë do të thoshte vërtetë të vdesësh për bukë. Ndërsa nëse rrisim pagën minimale jo 500 euro, por 500 mijë lekë, na duhet më pak se një vit që të hyjmë në krizën e parë të urisë në 500 vjet histori", tha Rama. 

"Ju kam dëgjuar me shumë vëmendje dhe është e nevojshme ta dëgjojmë njeri-tjetrin, por kur ballafaqojmë opinionet duhet të marrim për bazë faktet reale. Ndryshe nuk merremi vesh, njëri i bie gozhdës, tjetri patkoit. 

Nuk ekziston asnjë qeveri në botë, edhe më e keqja që s'ka dëshirë të rrisë pagat dhe pensionet aq sa do të donin qytetarët. Por rritja duhet të bazohet në fakte dhe realitetin ekonomik e financiar të vendit. Të rritësh paga e pensione e të ulësh kontribute, do të thotë të qeverisësh me logjikën e sudes dhe jo logjikën e atdheut, të vrasësh symbyllur të ardhmen.

Dikush thotë se nuk janë rritur pagat në 8 vite. Tabela flet ndryshe. Ja poziconi ynë 8 vjet më parë, të fundit dhe me një diferencë dramatike. Ja rritja e pagave në rajon përgjatë këtyre viteve. Të tjerët thonë se ne i kemi braktisur njerëzit në nevojë, duke filluar nga pensionistët dhe e paskemi rritur energjinë elektrke më shumë se çdo vend i Europës. 

Por faktet nuk janë opinione. Ja çmimi i energjisë në Shqipëri në raport me vendet e tjera. E vërtetë që ata (vendet e tjera) i kanë rrogat dhe pensionet më të larta. Por çmimi i energjisë në faturën që vjen nuk është çmimi real, por është çmim i kontrolluar nga shteti, për shtresat në nevojë. Me reformën tonë të energjisë, çmimi u ul me 9.5 lekë", u shpreh Rama.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco