Lajmi i fundit

ODEON/ Mimoza Mevlani: Festivali ‘Albania Gjimnastrada’ trashëgimi për brezat e rinj

Thoma Gëllçi, ish-kryeredaktori i ZP që u kritikua nga ODIHR për zgjedhjet

Thoma Gëllçi, ish-kryeredaktori i ZP që u kritikua nga ODIHR për zgjedhjet

13:28, 09/10/2021
A+ Aa A-

BIRN

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi mbrëmjen e të premtes arrestimin e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, RTSH Thoma Gëllçi pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi. Thoma Gëllçi u lirua nga detyra më 21 maj të këtij viti pasi i përfundoi mandati.

Tenderi i dyshuar është zhvilluar në vitin 2018, ndërsa hetimi i SPAK ka nisur në shkurt 2020. SPAK hetoi për afro tetëmbëdhjetë muaj para se të mbërrinte në tetor 2021 në vendimin për arrestime.

Në njoftimin e SPAK thuhet se përveç Gëllçit janë arrestuar edhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, KVO të prokurimit “Procedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSh Agro”, me fond limit 86 milionë lekë  pa TVSH, të zhvilluar më datë 09 tetor 2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar. Kanali RTSH Agro i dedikohet kulturës dhe bujqësisë.

Në njoftim thuhet se tre anëtarët e KVO-së J.T., A.M. dhe E.M. akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tedera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK të tre anëtarët e KVO kanë kryer shkelje ligjore në procedurën e prokurorimit të këtij tenderi.

Më 7 tetor, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Gëllçit dhe tre të hetuarve të tjerë, që është ekzekutuar më pas nga Policia e Shtetit.

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së Thoma Gëllçi ka qenë kryeredaktor i gazetës Zëri i Popullit të Partisë Socialiste, PS dhe ka shërbyer si drejtues i Departamentit të Informacionit në shumë qeveri të PS-së.

Emri i tij është lakuar edhe në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ku mes 20 rekomandimeve drejtuar autoriteteve shqiptare, pesë i përkisnin fushës së medias.

Në rekomandimin e atëhershëm ODIHR thuhej se, “pozicionet e larta menaxhuese në televizionin publik nuk duhet të lihen në duart e njerëzve me anëtarësi të qartë politike” dhe konstatohej përkatësia politike e Gëllçit.

 Pas disa vitesh jetesë në Shtetet e Bashkuara, që prej vitit 2005, ai u rikthye në Shqipëri, ku konkurroi për postin e drejtorit të RTSH, detyrë nga e cila u largua në përfundim të mandatit 5-vjeçar, para pak muajsh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Elita09/10/2021 14:33

Ja ka zhyt Leka bungo, ish spiuni i sigurimit qe eahte drejtor bordi ne RTsh dhe e ka vajzen ne SPAK

Shto koment

Denonco