Korrupsioni në RTSH/ Puna për tenderin nisi para miratimit nga AMA

Korrupsioni në RTSH/ Puna për tenderin nisi para miratimit nga AMA

11:04, 09/10/2021
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi.

Sipas SPAK, ai ka shpallur procedurën e tenderit 1 vit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO.

Po ashtu sipas dosjes së SPAK, Thoma Gëllçi, ka bërë një shtesë në kontratën me kompaninë fituese TBS96 në shkelje të ligjit.

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi u arrestua mbrëmjen e të premtes për llogari të SPAK me akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me një tender në institucionin që ka drejtuar.

Në njoftimin e SPAK për mediat thuhet se Gëllçi është nën akuzë për abuzimet në blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro në Qershor të vitit 2018. Përveç Gëllçit, në pranga ranë edhe tre punonjësit e tjerë të Televizionit Publik.

Ndërsa 3 punonjësit e RTSH, gjithashtu të arrestuar, Juljan Tapi, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë konsumuar elementët e veprës penale të ‘’Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve ne tendera’ kryer në bashkëpunim.

Hetimi është nisur fillimisht nga prokuroria e Tiranës dhe më pas i ka kaluar për kompetencë SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

bravo09/10/2021 13:03

po perse ai la Ameriken, per tu lare me kanace ne Tirane? Thjesht ju bashkua bandes se Rilindjes per te xhvatur cdo gje qe ju dilte para. Kjo ndodh dhe ka ndodhur ne cdo tender qe nga vitet 2000.

Edi09/10/2021 11:20

Pse kot erdhi ky nga Amerika. E dinte se drejtorlleku ne Shqiperieshte me fitimprures se nje pune ne USA. Ne Albanistan kudo ku behet nje tender humbin 10-20% e vleres se tenderit nga korrupsioni. Kete 10% e shpiku Fatos Nano bashke me blerjen e postit te drejtorit pas vitit 2000 , Berisha e mbajti ne keto nivele nga w005-2013 kurse Rilindja e coi ne 20-30% pas 2013. Pra sot vidhet 20-30% e buxhetit te investimeve dhe sherbimeve te popullit.

Shto koment

Denonco