Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Rama justifikon rritjen e çmimeve: Shqiptarët nuk vuajnë për bukë

Rama justifikon rritjen e çmimeve: Shqiptarët nuk vuajnë për bukë

23:04, 08/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ foli për rritjen e çmimeve.

Kreu i qeverisë u pyet nëse është normale rritja e çmimit të bukës me 10 apo 20 lekë.

Lidhur me këtë, Rama tha se “shqiptarët nuk e kanë patur ndonjëherë problem bukën”.

Pra, sipas kryeministrit kjo gjë është normale.

Në premtimet elektorale, Rama shprehej se nuk do të rriteshin çmimet, ndërsa sot po përballemi me të kundërtën.

Kjo gjë ka shkaktuar edhe revoltë qytetare.

Protestat kanë nisur, ndërsa ironitë e kryeministrit nuk ndalen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dak Jalu08/10/2021 23:27

Shqiptarët e mbushin barkun me bukë pa asnjë problem ndërsa italjanët rrinë në rradhë për një pjatë supë falas . Më ngjan me stë kohën e Lugatit më propagandat e tij bajate. Pirro Kondi, Kryetar i Tiranës saponi kthyer nga USA na mblodhi dhe na spjegoi se si amerikanët ushqeheshin duke rrëmuar në kazanët e plehrave, aq të varfër e të uritur ishin ndërsa ne ishim të lumtur me regjimin e tallonëve. Dikush pyeti se kush i prodhonte gjithë ato plehra sa të ushqehej një popull 300 miljonësh… Jemi kthyer në filozofinë e mjerimit të viteve 44-90. Prodhim blloku komunist i rilindur.

Shto koment

Denonco