‘Rritje katastrofike e çmimit të hashashit’/ Rama e pranon, Shqipëria faktor ndërkombëtar

‘Rritje katastrofike e çmimit të hashashit’/ Rama e pranon, Shqipëria faktor ndërkombëtar

21:46, 08/10/2021
A+ Aa A-

Edi Rama ka cituar një raport konfidencial sipas të cilit çmimi i kanabisit në tregun e zi ndërkombëtar është rritur sepse nuk ka më prodhim, duke iu referuar prodhimit nga Shqipëria.

I ftuar në Zonë e Lirë, Rama e pranoi se Shqipëria ka rolin e saj të rëndësishëm në shit-blerjen e tregut ndërkombëtar, ku tha se ka kaq kohë që nuk ka as kapje as nga policia italiane, sepse ka rënie drastike të kultivimit.

Rama: Ka një rritje katastrofike të çmimit (të hashashit) se ska prodhim. E kam parë në një nga raportet, sepse ka kaq kohë që nuk ka as kapje as nga policia italiane, sepse ka rënie drastike të kultivimit. Ky është shumë lajm i mirë sa më takon mua. Është raport konfidencial. Flasim për shit-blerjen në tregun ndërkombëtar, jo për në Shqipëri. Në tregun e zi ndërkombëtar çmimi ka shkuar në stratosferë. Flasim për furnizmin nga tregu i Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti08/10/2021 22:45

Rolin kryesor e ka qeveria

Shto koment

Denonco