Berisha: Do rikthejmë çmimin e energjisë aq sa ka qenë para 2013-ës

Berisha: Do rikthejmë çmimin e energjisë aq sa ka qenë para 2013-ës

19:46, 08/10/2021
A+ Aa A-

Sali Berisha bëri premtimin e parë nga Elbasani, pasi deklaroi se ishte i hapur për çdo funksion politik dhe shtetëror në harkun Kushtetues. 

Gjatë Foltores me demokratët e qarkut Elbasan, Berisha tha se do të rikthejë çmimin e energjisë që ka qenë para vitit 2013. 

Lideri historik i demokratëve renditi edhe disa nga arritjet e qeverisë së tij 8-vjeçare, siç ishte reforma energjetike, vendosjen e rendit, luftën ndaj krimit të organizuar apo dhe thithjen e investimeve të huaja. 

"Ne e gjetëm vendin me gjeneratorë, u zotuam dhe i hoqëm gjeneratorët në vitin 2007. Mbajtëm një çmim energjie dhe do ta rikthejmë po aq çmimin. Rendin e vendosëm, 1100 anëtarë të grupeve kriminale dhe bosët e tyre, u arrestuan dhe u burgosën e morën dënimet. Shumëfishuam investimet e huaja, erdhi Statkrafti, kompania numër një në ndërtimin e HEC-ve në botë. Në një rikthim, ju garantoj se mund të bëjmë tre herë më shumë", u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco