Berisha: Ja pse u riktheva! Jam i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues

Berisha: Ja pse u riktheva! Jam i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues

19:39, 08/10/2021
A+ Aa A-

Lideri historik demokrat, Sali Berisha deklaroi nga Elbasani, i pyetur nëse do garojë për kryetar, se ai është i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues.

Berisha iu përgjigj pyetjes nëse lëvizja e tij është personale apo jo.

“Tani vijmë te çështja a është kjo lëvizje personale apo jo? Më 19 maj, unë u shpalla ‘non grata’ nga Sekretari i Shtetit ndërsa kisha 8 vite pa asnjë kompetencë ekzekutive. Në 8 vite nuk kisha pasur kurrë një akuzë në ndonjë organ, por ai që është arkitekt i kësaj, ai bënte fushatë duke thënë se Berisha vetë nuk është i korruptuar.

U shpalla non-grata, por e mbajta të gjithën personale dhe e hodha në gjyq në Paris, jo për të hequr vendimin, por për shpifjen mbi të cilat është bazuar vendimi. Asnjë njeriu nuk i kam kërkuar ndihmë, as në Shqipëri dhe as në SHBA, përveçse transparencë. Deklarova disa herë publikisht se PD nuk ka punë me këtë çështje.

Por më datën 20 maj, unë u kam deklaruar gazetarëve se tani unë do rikthehem. Tërhiqem nga vendimi im. Pse e mora këtë vendim? Sepse në 8 vite kisha denoncuar më shumë se kushdo kapjen e drejtësisë dhe krimin e korrupsionit. Po ashtu kisha mbrojtur interesin kombëtar. Kisha ngritur zërin fuqishëm kundër ndarjes së Kosovës. Isha ngritur kundër Mini-Shengenit se ishte hegjemoni serbe në rajon. Kjo më zgjoi mua. Atëherë thashë se do rikthehesha shumë më fuqishëm.

Unë jam i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues të këtij vendi,” tha Berisha.

"Unë synoj që ju të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo kryetar të zgjidhni jum do e pranoj me kënaqësinë më të madhe. Jam plotësisht i hapur. Historia ka provuar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishme".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco