Berisha: Ndjesë për mbështetjen ndaj Bashës, do bëj gjithçka që të rikthej vlerat

Berisha: Ndjesë për mbështetjen ndaj Bashës, do bëj gjithçka që të rikthej vlerat

19:20, 08/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri dhe lideri historik demokrat, Sali Berisha, kërkoi sërish ndjesë në Foltoren e Elbasanit për mbështetjen që i ka dhënë Lulzim Bashës gjatë këtyre viteve.

“Në këto tetë vite kam mbështetur një njeri, që nuk po e marr në rrafshin njerëzor, se po ta marrësh në rrafshin njerëzor, si ai thuhet se as nuk duhet të vijë, besëprerë.

E marr në një qëndrim jashtëzakonisht të paimagjinueshëm ndaj vlerave që ne sollëm në Shqipëri. 

Çfarë kemi sjellë në Shqipëri? Votën e vërtetë, votën e lirë. Se votë kishte, por ishte e kapur. Sollëm edhe liritë e të drejtat njerëzore dhe interesin kombëtar.

Po nuk ishte pak se po të shkosh në vitin 1990, ku ishte çështja kombëtare dhe ku jemi sot, ne duhet të jemi të lumtur. Por partia filloi të bjerë shumë në këto dy shtylla kryesore të saj.

Unë e kam mbështetur në mënyrë absolute duke i thënë atij privatisht gjithçka dhe i kam të dokumentuara se nuk jam njeri spontan.

Por publikisht e kam mbështetur fuqimisht me shpresën se do ecim drejt fitores. Por ai kishte axhendë tjetër, që të lartësonte veten. Por nuk mund të lartësohesh me atë që bëri në vitin 2017, kur doli në pusi dhe vrau bashkëpunëtorët e tij.

Gabimi im i madh është se në vitin 2017 nuk e ndërmora aksionin që mora tani, dhe ju siguroj se do ishim në pushtet tani. Do kishim hapur negociatat.

Ju garantoj se do bëj gjithçka që të rikthej vlerat”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco