Lajmi i fundit

LIVE-PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Berisha: Mediat e qeverisë janë lëshuar në mbrojtje të pengut. Basha rrudhi partinë me largimet

Berisha: Mediat e qeverisë janë lëshuar në mbrojtje të pengut. Basha rrudhi partinë me largimet

18:54, 08/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor mediat e tij për të mbrojtur Lulzim Bashën. 

Nga 'Foltorja' e Elbasanit ku bashkëbisedoi me demokratët e atij qarku, Berisha tha se Rama kërkon të bindë qytetarët se vota dhe forumet e demokratëve nuk kanë rëndësi dhe se ata nuk duhet të bëjnë votime. 

Berisha kujtoi se para 2013-ës, votimi zhvillohej i hapur dhe respektohej procesi, ndryshe nga tani ku votimet në PD përdoren për të përjashtuar figurat, duke i faturuar partisë më të madhe të të djathtës shqiptare, zvogëlimin e saj. 

"Shikoni çfarë ndodh këto ditë, hidhuni një sy ekraneve, e gjithë propaganda e qeverisë është lëshuar në mbrojtje të pengut të saj. Të gjitha tezat janë se këta demokratët nuk duhet të votojnë, se s'ka rëndësi vota, se nuk kanë rëndësi forumet e tyre, anëtarësia, s'ka rëndësi statuti, parimet. Por ne jemi këtu për t'u ngritur dhe rivendosur PD-në edhe njëherë në këmbë, për ta ringritur atë ashtu siç e themeluam. 

Përpara vitit 2013 bëhej votim i hapur, respektoheshin ato që shpalleshin. Kryeministrin e zgjodhëm me dy kandidatura, kryetarin e Parlamentit mes Arben Imamit dhe Pjetër Arbnorit, ministrat i votonim në Kryesi, Këshilli Kombëtar mblidhej periodikisht dhe bënte analizën e punës së tyre. Kurrë s'ka ndodhur përveçse tani që rivali i kryetarit të përzihet nga kryesia. Çdo rival i kryetarit, n.q.s nuk zgjidhej kryetar, mbetej anëtar i Kryesisë së partisë, kurse tani kaluam nga një largim në një largim tjetër dhe e vërteta është se partia u rrudh në mënyrën më të pamerituar", deklaroi Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco