Berisha: Firmosni për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, do të jetë Kuvendi i rithemelimit të PD

Berisha: Firmosni për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, do të jetë Kuvendi i rithemelimit të PD

18:58, 08/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ftoi edhe nga Elbasani delegatët e PD për të firmosur peticionin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD. 

Nga 'Foltorja' e shtatë radhazi, Berisha u shpreh se Kuvendi Kombëtar mund të quhet edhe Kuvendi i rithemelimit të Partisë Demokratike.

"Kam një kërkesë për çdo delegat dhe delegate, të firmosi për mbledhjen e Kuvendit të PD. Mund ta quani edhe Kuvendin e rithemelimit të PD. Ata që përzunë votën e lirë nga PD i bënë asaj një dëmtim të jashtëzakohshëm, ne do të rikthejmë votën, vullnetin tuaj, do jeni jua, që në statut do të sanksiohet, do të përcaktoni deputetët tuaj, drejtuesin e degës, qeveritarët vendorë dhe këshilltarët tuaj. Çfarë bën kryetari që ka vbendosur kryetari që ka vendosur në statut se këshilltarët duhet t'i miratojë kryetari i partisë. Këto janë centralizime që s'i kisha dëgjuar ndonjëherë. Do t'ju japim të gjitha kompetencat që meritoni". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alienet08/10/2021 21:59

PSE LODHET ME FOLTORE KY, MEQE I PASKA MADHESHTORE PRITJET, LE TE SHPALLET KRYETARI I PD, CFARE E PENGON? E DHIMBESHME PER SHQIPTARET TE SHIKOJNE SI PROTAGONIST TE SHPETIMIT TE SHQIPTAREVE NJE NJERI I CILI E KA VRARE DEMOKRACINI QE NE FILLIMET E SAJE, VRAU GJITHCKA NE SHQIPERI DHE I KA ARDHE RADHA PERSERI TE VRASE PER HERE TE DYTE DEMOKRACINE . PER MUA TE GJITHE ATA QE NDJEKIN SALIUN JANE BARKEBOSHET E SHQIPERISE QE KANE SI BABE BERISHEN DHE NUK MENDOJNE GJATE SEPSE NUK DINE TE BEJNE VETE ASGJE ,NJE GJE DINE MIRE TE VJEDHIN DHE TE VRASIN KUR TE VIJE BERISHA NE PUSHTET QE KJO GJE NUK DO TE NDODHE KURRE DHE KETE RADHE JANE HUMBESIT PERGJITHMON.

Shto koment

Denonco