Berisha: Në Gjermani u dorëhoq kandidati për kancelar, Basha mendon për karrigen pas çdo humbje

Berisha: Në Gjermani u dorëhoq kandidati për kancelar, Basha mendon për karrigen pas çdo humbje

18:22, 08/10/2021
A+ Aa A-

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha nga Elbasan komentoi situatën brenda PD.

Ai u shpreh se Lulzim Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve, njësoj siç bëri kandidati për kancelar të Gjermanisë, Armin Laschet, kreu i CDU-së, partisë që drejtoi për vite me radhë kancelarja Angela Merkel. 

"Ky njeri që nuk meriton të qeverisë një orë merr mandatin e tretë sepse opozita kalon nga humbja në humbje, sepe kreu i opozitës nuk respekton as rregullin më elementar, humbe zgjedhjet, mirupafshim. Çfarë ndodhi me kandidatin për kancelar të Gjermanisë, Laschet? Humbi zgjedhjet, u largua nga partia. Ka qenë një nga kryeministrat më të suksesshëm të landit të tij.

Kurse ish-kryetari kalon nga humbja në humbje dhe nuk mendon se duhet të hapë rrugën për të shkuar drejt fitores. 

Në një akt të pashembullt në historinë e pluralizimit, Edi Rama orkestron asgjësimin e pluralizimit në Shqipëri. Pengu i tij deklaron se vendimin tim për Sali Berishën e mora vetë në një kohë kur nuk mund ta merrte kurrë vetë, kur statuti i partisë ua kishte dhënë këtë atribut forumeve, Këshillit Kombëtar. Njëlloj siç bëri me zgjedhjet, humbëm, e shpalli masakër dhe në vend  që të mbronte votën tuaj, ta denonconte me dosje dhe dokumente te ndërkombëtarët, u mor me zgjedhjen e vet dhe karrigen e tij. Në vitin 2021 diferenca mjerisht midis nesh dhe PS është në favor të PS më e madhe sec ishte në 1997. Më e madhe. Në 1997 ishte 70 mijë vota, në 2021 mbi 100 mijë vota. Ky ishte lidershipi"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco