VIDEO/ Transporti urban dhe ndërurban: Goditje financiare e papërballueshme! Ja kërkesat për qeverinë

VIDEO/ Transporti urban dhe ndërurban: Goditje financiare e papërballueshme! Ja kërkesat për qeverinë

17:35, 08/10/2021
A+ Aa A-

Të ftuar në SYRI Tv, përfaqësuesit e transporti ndërurban Dashnor Memaj dhe Kostandin Foni transporti urban, parashtruan problematikat e rritjes së çmimit të biletës së transportit publik, për shkak të rritjes së çmimit të karburantit.

Përfaqësuesit kanë ngritur shqetësimet kryesore përsa i përket rritjes së çmimit të naftës dhe energjisë, duke i përpiluar një sërë kërkesash për qeverinë.

Memaj: Faleminderit që jeni zëri I shqetësimeve tona, pasi jeni i vetmi vend ku na dëgjohet zëri. Problemi aktual është një shqetësim shumë I madh pasi rritja e çmimit të naftës nuk po ndalet dhe nuk e dimë se deri kur do rritet. Kjo ndikon drejtpërdrejtë në sektorin tonë pasi të ardhurat tona varen nga bileta dhe kosto e naftës është kostoja më e madhe, e ndjemë drejtpërdrejtë këtë goditje financiare. Deri tani ishim në mbijetesë ekonomike pasi ishim pas pandemisë, mungesë udhëtarësh qoftë dhe mungesa e punëtorëve. Rritja e çmimit të naftës na rëndoi së tepërmi, pasi duke I përllogaritur rritjen e naftës, arrin 80 mijë deri në 100 mijë litra, të llogaritura deri në 25 milion lekë kosto shtesë në ditë. Jemi në mbijetësë ekonomike shumë subjekte janë të gatshëm të mbyllin edhe licensat.

Me rritjen e karburantit nuk e dimë se ku po shkojmë, pasi nuk do jetë e largët dita kur transporti publik të mbyllet fare dhe të mos arrijmë të gjejmë më zhgjidhjen.

Ndërkohë edhe përfaqësuesi I transportit qytetas, ka ngritur të njëjtat shqetësime si parafolësi, ku sipas tij jemi në ditën më të keqe të shërbimit të transportit dhe e kemi të pamundur ekonomikisht të ofrojmë një shërbim cilësor të transportit urban në Tiranë.

Foni: Në vijim të problematikat e kolegu, edhe në transpotrin qytetas jemi në ditën më të keqe të shërbimit të transportit. Me rritjen e çmimit të karburantit e kemi të pamundur ekonomikisht të ofrojmë një shërbim cilësor të transportit urban në Tiranë. Problematikat kanë qënë prezente prej kohësh ku ne I jemi drejtuar me shkresa zyrtare institucioneve, ku dhe para dy ditësh pas rritjes së çmimit të energjisë dhe karburantit  I kemi dërguar shkresë ne radhës kryeministrit.

Kërkesat tona janë indeksimi I tarifës së udhëtimit duke përcaktuar një kosto, fitimet dhe humbjet e shoqerive të transportit.

Së dyti është reduktimi I TVSH nga 20 % në 6 %, si dhe së treti heqja e aksizës dhe tarifës të qarkullit rrugor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco