Basha pyetet për situatën në PD, fyen gazetaren: Nuk i lejoj padronët tuaj...

Basha pyetet për situatën në PD, fyen gazetaren: Nuk i lejoj padronët tuaj...

14:29, 08/10/2021
A+ Aa A-

Kreu aktual i PD-së Lulzim Basha, ka dalë në një bashkëbisedim me gazetarët për të folur në lidhje me krizën energjetike që ka paralajmëruar Edi Rama.

Por sigurisht që nuk mund të mungonin dhe pyetjet në lidhje me situatën brenda PD-së.

I pyetur në lidhje me situatën në kampin demokrat, Basha nuk preferoi ti japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por sulmoi gazetarët duke aluduar për pyetje të porositura.

‘Kjo konference ka të bëjë me diçka që lidhjet drejtpërdrejt me qytetarët, hallet e tyre, familjet, bukën e gojës që 30 për qind e familjeve shqiptare nuk ushqen dot fëmijët’,- tha Basha gjatë fjalës së tij.

‘Prandaj kam vendosur që sot të mos lejoj as ju as ndonjë padron tuajin për të marrë peng këtë konferencë dhe problem të madh për shqiptarët, për llogaritë e tyre politike’, - ishte përgjigja e Lulzim Bashës në lidhje me pyetje për situatën brenda PD-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku08/10/2021 15:47

Ky plehrë i skaduar kujton se është bërë garib i rëndësishëm dhe trash zërin me gazetarët duke imituar zullap edvinin. Harron që bëhet qesharak duke i dhënë rëndësi vehtes në rolin e një opozitori që mban në kurriz përgjegjësinë e 27 milion shqiptarëve. Sa shpejt harroi që kur iku nga parlamenti për nja dy tre vjet dhe askush nuk e pordhi, ndërkohë nuk ndodhi asgjë tjetër veçse dorëzimi i gjithë pushteteve padronit të tij. Ka edhe surratbythën të akuzojë gazetarët për të njëjtën gjë që bën vetë ndaj padronit të tij.

tirana08/10/2021 15:06

Me te vertete nuk po e kuptoj se ku qendron ne pergjigjen e Bashes " fyerja " ndaj gazetares , ne nje kohe kur objekti i bashkebisedes me gazetaret ka qene kriza energjitike ....??!!

Shto koment

Denonco