Rama: Mos u ankoni, në Itali mbajnë radhë për bukë falas, i keni depozitat plot në banka

Rama: Mos u ankoni, në Itali mbajnë radhë për bukë falas, i keni depozitat plot në banka

12:18, 08/10/2021
A+ Aa A-

Po duket qartë se më shumë se një plan qeveritar për të përballuar krizën të cilën e quajnë energjitike, (por faktikisht është ekonomike), kemi të bëjmë me nisjen e një fushate propagandistike, për të mbuluar falimentimin e shtetit nga korrupsioni galopant dhe i dalë tashmë jashtë kontrollit.

Nëse dëgjuat me kujdes ligjëratën e kryeministrit këtë të premte në mëngjes përpara gazetarëve, e gjithë retorika e tij ishte fokusuar te justifikimet se kjo gjendje është kudo në botë, se kështu e ka ekonomia e tregut, se atë nuk e zë gjumi natën për hallin që i ka zënë shqiptarët, etj, etj.

Madje arriti deri aty sa tha që në Itali kur shpërndahet bukë falas, radha bëhet e gjatë dhe shqiptarët nuk kanë pse ankohen, pasi i kanë depozitat plot me para nëpër banka.

“I keni njerëzit në Itali, pyetini sa të lumtur janë me rrogat, pensionet, situatën etj dhe goditja është shumë e rëndë. Se s’ka ndodhur në Shqipëri, në Tirane që të hapen pika për të marrë bukë falas, ka ndodhur në Milano, gjatë pandemisë, radha të tëra për të marrë bukë falas.

Kështu që të jemi realistë dhe mos harrojmë dhe një gjë tjetër, që një pjesë e madhe dhe ata që qahen më shumë janë ata që kanë më shumë të ardhura se sa tregojnë, dakord?. Se përndryshe nëse i besojmë vetëm të ardhurave të deklaruara, shumëçka nuk do shkonte siç shkon në të vërtetë

Sot Shqipëria ka sasinë më të lartë të kursimeve, depozitave të vogla, s’po flas për depozitat e të pasurve, ka sasinë më të lartë të depozitave, pyesni çfarë është kjo?”, deklaroi ai.

Justifikime dhe propagandë, por asnjë fjalë për inflacionin dhe detyrimin ligjor që ka për të kompensuar te paga, çdo rritje të papritur çmimesh. Asnjë fjalë për gropën financiare dhe borxhin katastrofik që ka grumbulluar, pasi paguan paradhënie koncesione të ortakëve të tij, të cilat as nuk ndikojnë direkt në xhepat dhe jetën e shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti08/10/2021 20:04

Dopio e ka mar sot edi qe flet perçart

Shto koment

Denonco