‘Çmimi ishte më i ulët në 2013-ën’/ Gazetari e 'gozhdon', Rama tërbohet

‘Çmimi ishte më i ulët në 2013-ën’/ Gazetari e 'gozhdon', Rama tërbohet

12:09, 08/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama u vu në pozitë të vështirë gjatë konferencës për shtyp, ku foli për rritjen e çmimeve. Një ditë më parë, ai tha se karburantet në vitin 2013 kanë qenë më të shtrenjta se sa tani. Por komentuesit dhe ekspertët i kanë kujtuar se çmimi i naftës ka qenë më i ulet.

Jo vetëm kaq, në bursa në atë kohë, çmimi ka qenë më i lartë nga sa është sot. Pikërisht kjo ishte pyetja që i bëri një gazetar sot Edi Ramës, por kryeministri u tërbua.

Gazetari i tha Ramës se një fuçi naftë në bursa në vitin 2013 shitej me 108 dollarë, kurse sot është më pak se 70 dollarë. Kryeministri, që e ka justifikuar çdo rritje çmimesh gjatë kësaj kohe, duke thënë se kështu ndodh në bursat e botës, u vu në gjendje të vështirë.

Rama: Kush e thotë këtë?

Gazetari: E them unë në bazë të çmimit të naftës në bursë.

Rama: Krahasimi im është shumë i thjeshtë, ankesa cila është, na është është rritur çmimi i naftës?

Gazetari: Ishte konstatim.

Rama: Po pse e keni këtë mani që ndërprisni, a ma bëre pyetjen? Sot çmimi i naftës ka shkuar aty ku nuk mban më, po si nuk mban më kur paska mbajtur më shumë seç ishte në 2013?

Gazetari: Ishte bursa.

Rama: Nuk po bëj debat me ty more djalë, unë po flas për ujkun, ti më tregon... unë them për çmimin në benzinatë. Atë e vendos tregu, është ky sistem kur ju ishit në lindje e sipër, se jeni disa më të rinj se demokracia. Nuk e vendos shteti sa shitet molla, pjeshka. Ka qenë më e lartë nafta se sot, e ka blerë yt atë më shumë se sa është blerë sot, po nuk po bëj debat.. ça të them, është e pabesueshme, po flas për çmimin e naftës, faleminderit shumë e paskeni bërë verifikimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku08/10/2021 16:35

O cjap në ekonomi, ti nuk ke haber prandaj edhe mbulon injorancën me arrogancë. Mjafton të botohen statistikat dhe zbulohen gënjeshtrat dhe mashtrimet e këtij kryeministri mut nga palo’ bythë. Çmimi tek pompa e benzinës varet nga kursi i bursave për naftën brut dhe nga niveli i taksimit (kryesisht akciza). Në 2013 çmimi për fuçi ishte në maksimum 108 USD ndërsa gjatë pandemisë ra dei tek gjysma, tashmë ka filluar të rritet, por është akoma shumë më poshtë se sa në 2013. Çmimet te pompa ranë në të gjithë globin, “çuditërisht” në Shqipëri vetëm u rritën, duke e bërë Shqipërinë kampion bote për çmimin e lartë të karburantit. Më lart se Zvicra, Gjermania, Franca, dhe Italia, pa përmendur Maqedoninë e Veriut, vendin fqinj të cilit duhet ti ngjajmë. Halldup zullapi arriti deri aty sa të kontrollonte serbatorët e mjeteve shqiptare në dalje e hyrje dhe aplikonte taksë për diferencën e serbatorit. Halldup zullapi duhet të spjegojë përse çmimi i karburantit në Shqipëri është gati dyfish më i lartë se në Maqeoni. Maqedonia nuk ka konçesione e PPP ku Halldup Zullapi vjedh për xhepin e vet mbi 30%. Rrugët në Maqedoni nuk kushtojnë 50 milionë € për kilometër, edhe pse janë më të mira se tonat. Me pushtet vjedh paratë e popullit, me ato para blen pushtetin, një rreth vicioz njëlloj si qeni që kërkon të kafshojë bishtin e vet dhe rrethi sa vjen e zvogëlohet, sepse sa më shumë e varfëron popullin aq më kollaj e shtyp dhe aq më lirë e blen. Duroni dele be be be be be….

Shto koment

Denonco