Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Dorëheqja e Laschet/ Spaho: Ky është standard i një partie të djathtë

Dorëheqja e Laschet/ Spaho: Ky është standard i një partie të djathtë

11:45, 08/10/2021
A+ Aa A-

Ish-nënkryetari i PD, Edmond Spaho reagoi pas një raportimi se kreu i CDU në Gjermani, Armin Laschet është në prag të dorëheqjes.

Laschet udhëhoqi konservatorët e CDU-në në këto zgjedhje, por doli parti e dytë.

Sipas Spahos, ky është standard i një partie të vërtetë të djathtë.

“Standardi i një partie të vërtetë të djathtë dhe europiane. Nuk kishte as një vit në krye të CDU, por jep dorëheqjen pasi humbi zgjedhjet.

As vlen të krahasohet me ne. Jemi larg modelit të vitit 2013 kur Berisha dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve.

Jo vetëm kaq, por anëtarësisë i thuhet që nuk do lejoj mbajtjen e Kuvendit edhe nëse mblidhen firmat. Këta ne i quajmë politikanë "perëndimore",” shkruan Spaho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana08/10/2021 13:51

Nuk kam ndermend te mbroj Bashen ne kete analize te shkurter . Por po i drejtohem ketij ish nen/kryetari , edhe ky HUMBES , bashke me ate nen/kryetarin tjeter , njesoj me Bashen : .... Po ti mor zotni , me demek nje politikan i vjeter , pse nuk e dhe shembullin tend duke dhene doreheqjen me pare ne 2017 , per ta nxitur edhe kryetarin Basha te bente te njejtin veprim burrnor ...???!!! Sa per krahasimin mendoj se ai eshte me se vulgar dhe nuk duhet zene me goje fare per sa i takon standartit gjerman .

Shto koment

Denonco