Propozimet e Lulzim Bashës për krizën, Rama: Si Sudja dhe Vebiu!

Propozimet e Lulzim Bashës për krizën, Rama: Si Sudja dhe Vebiu!

10:26, 08/10/2021
A+ Aa A-

Në konferencën e tij të gjatë për çështjen e krizës energjitike dhe ekonomike që paralajmërohet, kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për 7 propozimet-zgjidhje, të kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Kryeministri  i ka cilësuar këto pika të Basha për zgjidhjen e krizën energjetike si propozime të kohës së Sudes dhe firmave piramidale, ku kërkojnë që të zerojnë arkën e shtetit.

"Shteti i nxjerr paratë nga kontributet, po i hoqëm këto me çfarë do të mbetet pastaj. Në aspektin e instrumenteve të mbrojtjes jemi të qartë çdo bëjmë, ndërsa këto kërkesa me bërjen rrafsh të arkës së shtetit se shihemi nesër janë propozime janë të kohës së Sudes, por ne nuk jemi qeveria e Sudes dhe Vebiu", tha Rama.

Kujtojmë se nga foltorja e Kuvendit, Basha i propozoi qeverisë Rama këto 7 hapa për të zgjidhur këtë krizë:

“Prioritetet në këtë moment të parë janë të qarta dhe të domosdoshme:

1- Heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti;
2- ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ashtu siç kemi kërkuar prej javës së parë në kuvendin e Shqipërisë;
 3- Faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve;
4- Subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët;
5. Të ndalet zhvatja e KESH që e kanë dërguar për skrap të ashtuquajturën reformë. Humbjet vijojnë sepse këto institucione janë “kuvli militantësh hajdutë”
6. Ristrukturimi i buxhetit për ta vendosur në shërbim të qytetarëve dhe jo xhepave të tyre. E di që kjo ju dhemb sepse duhet të hiqni dorë nga koncesionet dhe shpenximet e luksit. Ky është një moment, ose qytetarët ose oligarkët, të babëziturit që nuk shqiten nga benevrekët e tyre.
7. Më shumë para për shtresat në nevojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Luigj gryka11/10/2021 03:14

Mos u merrni me Bashen ky nuk asht as mish as peshk

Shto koment

Denonco