Kriza energjetike/ Rama: Edhe pas kalimit të krizës, çmimet nuk ulen më

Kriza energjetike/ Rama: Edhe pas kalimit të krizës, çmimet nuk ulen më

09:49, 08/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një konferencë për mediat, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme ku deklaroi emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike.

Ai tha se nesër do të bëhet publik plani për krizën energjetike që është paralajmëruar.

Gjatë fjalës së tij Rama, pak pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, theksoi se prioritet i qeverisë është mbrojtja e konsumatorëve, por edhe për bizneset e vogla dhe deri te bizneset e mëdha.

Sipas Ramës, e vetmja rritje çmimi të energjisë që ka ndodhur gjatë qeverisë së tij, i takon vitin 2015.

Teksa paralajmëroi rritjen e çmimeve, Rama deklaroi se edhe pas kalimit të krizës, çmimet nuk do ulen. 

"Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm, edhe pas përballimit të krizës çmimet nuk do kthehen aty ku ishin," tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Socialisti08/10/2021 10:34

Ritje çmimesh me VKM kund keni pare tjeter

Shto koment

Denonco