Zëvendësministri demokrat i Ramës: Rusia e ka fajin për çmimet e bukës

Zëvendësministri demokrat i Ramës: Rusia e ka fajin për çmimet e bukës

09:44, 08/10/2021
A+ Aa A-

Zv/ministri i Ekonomisë dhe Financave Besart Kadia deklaroi në “Log.” në ABC se në tremujorin e dytë të vitit 2021, Shqipëria ka shënuar një rritje njësoj si në vitin 2019, duke arritur kështu në trendet e periudhës para pandemisë. Kadia deklaroi se Janari i vitit 2021 nisi me pesimizëm, por të dhënat tregojnë se ishte shumë më mirë se pritej.

“Shqipëria për vitin 2021 e ka rritjen ekonomike si në vitin 2019. Ky është sukses i kësaj ekonomie. Kjo është e thjeshtë dhe e dukshme për të dhënat që ne kemi.

Në janar të vitit 2021 ku filloi cikli biznesi mendoi se do e kishte të vështirë. Sot kemi të dhëna se është më mirë se pritej. Të dhënat janë pozitive. Është 3-mujor. Kur të mbarojë viti do e shohim”, deklaroi Kadia.

Ndalur tek rritja e çmimeve, ai theksoi se është shqetësuese pritshmëria e qytetarëve, duke shpjeguar disa nga arsyet që kanë sjellë ndryshim të kostove.

“Vitin kaluar bujqësia nuk u mbyll dhe prodhoi më shumë se vitet e zakonshme. Mua më shqetëson pritshmëria për çmimet. Kjo është më shqetësuese se çmimet aktuale. Ata që janë importuesit të grurit në Shqipëri, kanë që në gusht për të gjetur çmime më të ulëta.

Për shkak të thatësirave në Rusi dhe zjarreve në Kanada ka rënë sasia. Nuk është në Shqipëri.

Është fenomen në botë. Politikat monetarë të bankës botërore, kanë bërë që çmimet e miellit të rriten. Nëse unë i them nesër kryeministrit, do të shkojmë nesër do të blejmë grurë. Prapë në bursë do e blejmë”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Miu te kiu11/10/2021 10:27

Edhe kina qe te q.... kina nonen.

tirana08/10/2021 16:30

Thone se ka qene keshilltari i Bashes ..?? Ai nuk eshte veçse nje demokrat i kuq , ai eshte si puna e atyre deputeteve bedele qe ishin ne parlamentin e kaluar pas doreheqjeve te deputeteve te opozites se bashkuar ne shkurtin e 2019-es . Sa per bujqesine ja ka fut kot fare.

Shto koment

Denonco