Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Rritja ekonomike nuk i rrit pagat’/ Gazetari: Pohimi absurd i Ramës

‘Rritja ekonomike nuk i rrit pagat’/ Gazetari: Pohimi absurd i Ramës

09:36, 08/10/2021
A+ Aa A-

Nga Klodian Tomorri

Pohimi absurd i një kryeministri!

“Rritja ekonomike nuk përkthehet në rritje rrogash”- thotë kryeministri duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.

E thotë si justifikim, ndërkohë që vetëm kaq duhet të ishte arsye shumë e fortë që shqiptarët ta pushonin nga puna kryeministrin.

Nëse një kryeministër në Europë do të guxonte ta thoshte këtë publikisht, karriera e tij politike do të kishte marrë fund menjëherë.

Por pse rritja ekonomike nuk përkthehet në rritje rrogash?

Është e thjeshtë. Sepse qeveria ka hyrë në biznesin e shpërndarjes së rritjes. Qeveria përcakton fituesit dhe humbësit në treg. Me pak fjalë, qeveria ndan tortën e mirëqenies.

Kur qeveria jep një koncesion ekskluziv, shpërndan një pjesë të rritjes ekonomike në mënyrë të pamerituar te koncesionari.

Kur administrata bën një tender korruptiv, çon një pjesë të rritjes në mënyrë të pamerituar te fituesi i tenderit.

Kur shteti bën një ligj që favorizon një individ ose një grup të caktuar, e orienton rritjen ekonomike tek ata për të cilët bën ligjin.

Kur qeveria jep asete shumë të vlefshme publike me 1 euro te një oligark, e heq rritjen ekonomike nga qytetaret dhe ia çon oligarkut.

Kur ministria e mbrojtjes tjetërson pronat e ushtrisë, kafshon rritjen ekonomike që duhet të shkonte te qytetaret. Nëse edhe opozita e kyç gojën si në rastin konkret, atëherë sabotimi është bipartizan. Konsensual dhe me bazë të gjerë politike.

Kur entet rregullatore bëhen palë me kartelet, në vend që të mbrojnë konkurrencën, atëherë instalojnë ekonominë e rentës, që thith mirëqenien e qytetarëve për llogari të tregtarëve të miellit, oligopoleve, monopoleve.

Pra me pak fjalë, qeveria dhe shteti kanë hyrë në biznesin e shpërndarjes së rritjes ekonomike, për së mbrapshti. Qeveritë normale rishpërndajnë nga lart poshtë. Pra ua marrin të pasurve dhe ua çojnë të varfërve. Qeveria jonë bën të kundërtën.

Kjo është arsyeja se pse nuk rriten rrogat për qytetarët kur rritet ekonomia. Sepse qeveria nuk lë tregun të bëjë punën e tij, por e shpërndan vete se ku duhet të shkojë rritja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari08/10/2021 11:31

PRISNI, PRISNI O POPULL SHQIPTAR, SE NUK KENI PARE ASGJE AKOMA!!! PERIUDHA 8 VJECARE E QEVERISJES SE SALI BERISHES DO T'JU DUKET PARAJSE! O POPULL SHQIPTAR! HANI MUTIN E RAMES DHE TE RILINDASVE KETO 4 VITE TE TJERA. POR RAMA DHE NARKO-BANDA E TIJ SOROSIANO-KRIMINALE DUHET TE HANE ME SHUME, QE TE DHJESIN ME SHUME, NE MENYRE QE TE KETE MUT PER TE GJITHE SHQIPTARET, QE TE MOS KEMI KRIZE MUTI PASTAJ!!! SIGURISHT NE NJE QEVERI KRIMINALO-KOMUNISTE NARKO-FASHISTE DHE ME NJE KRYEMINISTER SATRAP DHE SULLTAN, VETEM RRITJA E PAGAVE DHE PENSIONEVE E VOTUESVE PA DINJITET, PA PERSONALITET, LEGENE, SERVILE, BYTHELEPIRES, TE KORRUPTUAR, TE QULLOSUR DHE TE NENSHTR, NUK ESHTE FARE NE AXHENDEN E KESAJ QEVERIE TE POSHTER DHE TE NDYRE SOROSIANE. RRITJE EKONOMIKE 3-4 SHIFRORE NE KETO 8 VITE KA VETEM PER ANTARET E NARKO-BANDES MAFIOZE "RILINDJA", NDERSA PER POPULLIN RRITJA E VARFERISE ESHTE 2-SHIFRORE!!! POPULL LESHI!!! PO TE ISHIM NE FRANCE, ME KETO BRROCKULLA KRIMINALE DHE TALLESE QE THA SATRAPI I SURRELIT, FRANCA DO TE KISHTE MARRE ZJARR DHE JO TE RRININ STRUKUR SI MINJTE E SHQIPERISE!!!

Shto koment

Denonco