Rritja e çmimeve/ Rama: Energjinë e keni paguar nën kosto deri tani

Rritja e çmimeve/ Rama: Energjinë e keni paguar nën kosto deri tani

09:24, 08/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur disa komenteve në rrjetet sociale që shprehnin shqetësimin në lidhje me paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë, apo çmimeve të tjera të konsumit.

Kreu i qeverisë ka shpjeguar se Shqipëria nuk i përmbush vetë të gjitha nevojat për t’u furnizuar me energji dhe për këtë arsye është e detyruar të blejë energji në bursa.  Ai shton se në këto bursa, aktualisht çmimi i energjisë është rritur ndjeshëm dhe nuk do t’ia dijë nëse je vend i varfër apo i pasur.

Mes të tjerash, Edi Rama u shpreh se aktualisht çmimi i energjisë në vend është nën koston reale dhe se qeveria me anë të subvencioneve do të ndihmojë familjet dhe në të ardhmen.

“Ne prodhojmë kur kemi reshje të mjaftueshme dhe blejmë energji kur kemi thatësirë. Jemi të varur nga çmimet e energjisë në tregun ndërkombëtar.

Çmimet e bursës së energjisë nuk kanë lidhje për dallimet në rroga në Spanjë apo Shqipëri. Ne kemi informuar mbi influencën e çmimeve në të gjitha bursat.

Shqipëria nuk e prodhon sasinë e naftës që konsumon. Nafta jonë është e rëndë, shkon në tregun ndërkombëtar për nënprodukte për prodhim industrial, si bitumi. Si kudo në botë, nafta gjenerohet nga subjekte private të cilat e blejnë atë në tregjet ndërkombëtare.

Në prodhojmë vetëm një pjesë të energjisë që konsumojmë dhe kjo na ndihmon që ta kemi çmimin të rregulluar. Çmimi i energjisë për familjarët është nën koston reale, falë subvencionimit nga shtetit për të mbrojtur biznesin e vogël dhe familjarët. Të gjitha familjet do mundohemi t’i ndihmojmë nga kjo krizë energjetike globale që po troket”, iu përgjigj Rama komentuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari08/10/2021 11:11

PRISNI, PRISNI O POPULL SHQIPTAR, SE NUK KENI PARE ASGJE AKOMA!!! PERIUDHA 8 VJECARE E QEVERISJES SE SALI BERISHES DO T'JU DUKET PARAJSE! O POPULL SHQIPTAR! HANI MUTIN E RAMES DHE TE RILINDASVE KETO 4 VITE TE TJERA. POR RAMA DHE NARKO-BANDA E TIJ SOROSIANO-KRIMINALE DUHET TE HANE ME SHUME, QE TE DHJESIN ME SHUME, NE MENYRE QE TE KETE MUT PER TE GJITHE SHQIPTARET, QE TE MOS KEMI KRIZE MUTI PASTAJ!!! SIGURISHT NE NJE QEVERI KRIMINALO-KOMUNISTE NARKO-FASHISTE DHE ME NJE KRYEMINISTER SATRAP DHE SULLTAN, VETEM RRITJA E PAGAVE DHE PENSIONEVE E VOTUESVE PA DINJITET, PA PERSONALITET, LEGENE, SERVILE, BYTHELEPIRES, TE KORRUPTUAR, TE QULLOSUR DHE TE NENSHTR, NUK ESHTE FARE NE AXHENDEN E KESAJ QEVERIE TE POSHTER SOROSIANE. RRITJE EKONOMIKE 3-4 SHIFRORE NE KETO 8 VITE KA VETEM PER ANTARET E NARKO-BANDES MAFIOZE "RILINDJA", NDERSA PER POPULLIN RRITJA E VARFERISE ESHTE 2-SHIFRORE!!! POPULL LESHI!!! PO TE ISHIM NE FRANCE, ME KETO BRROCKULLA KRIMINALE DHE TALLESE QE THA SATRAPI I SURRELIT, FRANCA DO TE KISHTE MARRE ZJARR DHE JO TE RRININ STRUKUR SI MINJTE E SHQIPERISE!!!

Gjushi08/10/2021 11:02

Ku di ti cfare eshte kostoja, paga reale,rishperndarja dhe ritja ekonomike.Ti njeh vetem sa shkon kafja nen dore,sa eshte perqindja we paguhet per tendera dhe si jane skemat e pagimit te tyre. Me fal se harova ,di te besh dhe zhgaravina. Je njesh per mashtrime dhe propagande.

Githbo08/10/2021 09:33

Sigurisht qe do i bie ne top ky keto 2 vite. E votuan per here te trete bythqimet qe tani ankohen.

Shto koment

Denonco