Manjani: Qeveria s'e ka luftuar kultivimin e narkotikëve, kemi një shtet pro drogës

Manjani: Qeveria s'e ka luftuar kultivimin e narkotikëve, kemi një shtet pro drogës

22:55, 07/10/2021
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se shteti shqiptar nuk e ka luftuar kultivimin e drogës, duke nënvizuar se vendi ynë është një shtet “pro drogës”.

Manjani tha në “Opinion” se kultivimi i drogës në vendin tonë është kthyer në një industri dhe se qytetarët fitojnë para duke kultivuar kanabis.

“Kjo është bërë industri, ky që kemi bërë ne është një shtet karagjoz. Nuk e kemi seriozisht ne këtë punën e drogës. Ne nuk kemi një shtet anti-drogë, por një shtet pro drogës. Ky shtet jeton me drogë, hanë bukë me atë, e pranojnë njerëzit këtë, mos mendojnë është policia”, tha Manjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco