Lajmi i fundit

ODEON/ Mimoza Mevlani: Festivali ‘Albania Gjimnastrada’ trashëgimi për brezat e rinj

‘Duke u përpjekur ‘të vrasë të atin’, ‘vrau veten’/ Drejtori i sondazhit: Basha nuk ka të ardhme në PD

‘Duke u përpjekur ‘të vrasë të atin’, ‘vrau veten’/ Drejtori i sondazhit: Basha nuk ka të ardhme në PD

22:20, 07/10/2021
A+ Aa A-

Pas sondazhit të parë të bërë publik, mbi pëlqyeshmërinë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, drejtor i kopmanisë MRB, Dimitris Mavros, shprehet se sondazhi është i qartë.

Në analizën e tij, Mavros thekson se përmes përgjigjeve që kanë dhënë qytetarët kuptohet se plani i Bashës për “të vrarë” Berishën ka dështuar.

“Mendoj se kjo mund të jetë një lëvizje vetëvrasëse. Po të shikojmë brenda PD kupton se ka një rritje me +8 për Berishën dhe -8 për Bashën. Mendoj se plani i Bashës për të rritur lidershpin e tij duke vrarë të atin e tij politik ka dështuar”, u shpreh Mavros.

Drejtori i MRB shtoi se nisur nga ‘preferencat’ e votuesve të PD kuptohet qartë se Basha nuk ka të ardhme në atë parti.

“Mendoj se po flasim për diçka përfundimtare për mua, vetëm nëse amerikanët kanë një pikëpamjet tjetër për vendin dhe për personazhin Basha”, përfundoi Mavros.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco