‘Rritja e çmimit të bukës’, Abazi: Karteli i miellit ka caktuar çmimet e shitjes

‘Rritja e çmimit të bukës’, Abazi: Karteli i miellit ka caktuar çmimet e shitjes

17:01, 07/10/2021
A+ Aa A-

Drejtuesi i LVV në Tiranë Bojken Abazi, ka reaguar ndaj ritjes së çmimit të bukës, ku e ka quajtur një manovër të jashtëligjshme, prej karteli.

Sipas Abazit, 5 kompani të prodhimit të miellit, në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë caktuar çmimet e shitjes duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit, në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës.

Postimi i plotë i Bojken Abazit:

Rritja e çmimit të bukës në Shqipëri është bërë me një manovër të jashtëligjshme, prej karteli.

Në fillim të shtatorit, Autoriteti i Konkurrencës ka deklaruar se ndërmarrjet Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë caktuar çmimet e shitjes duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit, në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës.

Në datën 29 shtator Autoriteti i Konkurrencës votoi 3 me 2 kundër vendosjes së gjobës për 5 kompanitë e lartpërmendura, edhe pse nga hetimi i zhvilluar po nga ky institucion u zbulua se këto kompani binin dakord për vendosjen e çmimit të bukës.

Pra, karteli i miellit në Shqipëri ka rritur çmimin me një manovër të jashtëligjshme, ndërsa institucioni që do duhet të na mbronte prej karteleve nuk ka ndërmarrë asnjë masë, duke dëshmuar në mënyrë flagrante, me një tjetër shembull, kapjen e shtetit. Këto nuk janë praktika të një tregu të lirë. Këto janë manovra oligopolesh oligarkike që kanë kapur shtetin dhe mbajnë me pare pushtetarë e politikanë të partive të ndryshme.

Lufta për mbrojtjen e njerëzve në nevojë nga rritja e çmimeve për shportën e mallrave bazike ia nis me luftën për çlirimin e shtetit nga kapja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco