Berisha, takim me demokratët e Gjirokastrës: Basha nën patronazh nga njerëzit e Ramës

Berisha, takim me demokratët e Gjirokastrës: Basha nën patronazh nga njerëzit e Ramës

23:00, 06/10/2021
A+ Aa A-

Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi gjatë foltores me demokratët e Gjirokastrës se edhe kandidati për kryeministër do të votohet nga anëtaresia, përmes sistemit të primareve

SYRI TV

Ai ftoi demokratët e qarkut të Gjirokastrës të firmosin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Zoti Berisha tha se Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës ka njohur vetëm disfata e dështime dhe e cilësoi atë si të marrë peng nga Edi Rama. Berisha foli edhe për krizën energjitike, duke thënë se ajo është një krizë e krijuar vetë nga qeveria.

Foltorja e iniciuar nga lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha është zhvendosur në jug të vendit me një takim me anetarësine demokratë të Gjirokastrës.

Qindra mbështetës të Partisë Demokratike kanë pritur me entiziazëm ish-kryeministrin Berisha në një takim, ku merrnin pjesë deputeti i qarkut Tritan Shehu, kryetari i Partisë Demokratike të Gjirokastrës Dashamir Aliko dhe ish-deputetë e fundskionarë të lartë të forcës kryesore të opozitës.

Ish-kryeministri Berisha e ka nisur ‘Foltoren’ me demokratët gjirokastritë me krizën ekonomike dhe atë të energjisë të paralajmëruar nga kryeministri Rama.

Zoti Berisha tha se kjo është një krize e krijuar vetë dhe solli shembullin e zbazjes së ujit nga kaskada së Drinit, periudhë në të cilën qeveria ka shitur masivisht energji elektrike.

“Rama ka zbraz’ kaskadën, ka shitur gjatë gushtit energji masivisht. Tani kaskada është në vdekje klinike. Kjo është arsyeja e krizës, në vend të blinte lirë energji, sot është 3 herë më lart sa ishte në gusht. Është krizë e krijuar vetë, e bërë vetë”.

Me tej, zoti Berisha u fokusua në krizën e madhe që ka përfshirë Partinë Demokratike. Ai tha se kreu aktual i Partisë Lulzim Basha e drejtoi Partinë Demokratike në këto 8 vite, të karakterizuara nga disfatat dhe dështimet.    

Zoti Berisha e cilësoi Lulzim Bashën si peng të Edi Ramës dhe person të marrë në mbrojtje nga njerëzit e kryeministrit. 

Berisha ftoi demokratët e Qarkut të Gjirokastrës të firmosin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ai tha se ndryshimet statutore do të sanksionojnë dorëheqjen e kryetarit që humb zgjedhjet e përgjithshme dhe përmes primareve, anëtaresia do të zgjedhë kandidaturat për kryebashkiak e deputet, deri edhe tek emri i kandidatit për Kryeministër.

Berisha përsëriti ndjesën para demokratëve të Gjirokastrës për mbështetjen publike, që i kishte dhënë Lulzim Bashës. Ai tha se rikthimi i sovranitetit të Partisë Demokratike është shtylla për ardhjen në pushtet.

‘Foltorja’ me demokratët e Gjirokastrës pasoi ato me anëtaresinë e Partisë Demokratike të Tiranës, Fierit, Vlorës, Durrësit dhe Shkodrës. Takimi i radhës i zotit Berisha do të mbahet së shpejti me anëtarësinë e Partisë Demokratike të Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco