Briseida Shehaj: U abuzua me rafinerinë, investimet zero!

Briseida Shehaj: U abuzua me rafinerinë, investimet zero!

21:48, 06/10/2021
A+ Aa A-

Numri dy i LSI-së në Tiranë, Briseida Shehaj, në një intervistë në Syri Tv, me moderatorin Pano Soko, deklaroi se është gabuar me rafinerinë.

Shehaj thekson se është abuzuar me rafineritë, duke shtuar se investimet janë zero.

“U abuzua. U gabua me privatizimin. Sot është pronë e një banke rafineria, e nuk është e shtetit. Me atë rafineri, kemi abuzim dhe këtu kemi organe ligjzbatuese që nuk dimë sa e bëjnë punën.

Rafiernia u mor totalisht në mënyrë abuzuese. Jemi marrë gjatë me këtë procedurë, kompania përmbarimore në atë kohë kishte më shumë fuqi për ne. Kompania ftoi Drejtorinë e Tatimeve. Në mënyrë abuzuese i është marrë shtetit dhe shteti nuk ka reaguar fare. Është abuzuar shumë, është kryer tepër evazion. Këtu janë gjërat kaq të hapura, e është habi që nuk ka prokuror ta hetojë, kur është fare e lehtë. Ligjet tona janë me arnime, me shtigje. Këtu ka VKM që dalin mbi ligjet, nuk më bën habi asgjë më në këtë vend. Rafiernia është në gjendje të rëndë tashmë, ka degraduar”, u shpreh ndër të tjera Shehaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kasem Trebeshina07/10/2021 01:10

O Pano fto nje personazh qe di nga ekonomia dhe jo ish arketare qe pervecse te numerojne leket sdine gje tjeter. Kjo zonja nuk eshte as pedagoge, as eksperte e fushes dhe nuk mund te plotesoj programin tend. Rriteni pak nivelin me te ftuarit ose bej me mire analizen tende.

Kasem Trebeshina07/10/2021 01:04

Dakord jam me keto qe thote ish drejtoresha por gishti nuk drejtohet nga te tjeret gjithmone. Cfare beri kjo zonja per ta ndaluar kete? Kur ishte ne kohe te vete fajin e kishte Saliu dhe bark derrat kurse tani e paska Rama me elegantet.

Shto koment

Denonco