Lajmi i fundit

Vrasja e punonjësit të hotelit në Dhërmi, arratiset i dyshuari

Berisha kërkon ndjesë për Bashën: Analistët e Ramës e kanë marrë në patronazh

Berisha kërkon ndjesë për Bashën: Analistët e Ramës e kanë marrë në patronazh

19:16, 06/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Gjirokastra sërish se kërkon ndjesë për mbështetjen që i ka dhënë publikisht Lulzim Bashës.

“Ju kërkoj të gjithë demokratëve ndjesë për mbështetjen që i kam dhënë një njeriu, i cili e mbylli karrierën e tij politike si një besëprerë. Nuk është kjo ajo për të cilën kërkoj votëbesimin e anëtarësisë. Ndonëse në privat i kam thënë çdo gjë dhe fatmirësisht shumë gjëra janë të dokumentuara, publikisht e kam mbrojtur.

Sa herë më pyesnin gazetarët, shprehesha se largimi im është pa kthim. Por me zhvillimet, veçanërisht me shkelmimin që i bëri statutit të partisë, forumeve të partisë, sovranitetit të partisë dhe votës suaj, vullnetit tuaj, të gjitha këto ishin për mua një thirrje që duhet të rikthehesha. Me qëllimin më madhor, që ju të vendosni me votën tuaj,” tha Berisha.

Sipas tij, Bashën e kanë marrë në patronazh analistët e Edi Ramës.

“Peng-kryetarin e ka marrë në patronazh qeveria me propagandën e saj. Ka të tjerë që përpiqen t’u mbushin mendjen shqiptarëve se nuk ka rëndësi procedura, nuk ka rëndësi vota. Këta janë mercenarë.

Në këtë pikë ne ndahemi me çdo njeri. Ata për të cilët procedura nuk ka rëndësi, vota nuk ka rëndësi, forumet nuk kanë rëndësi, janë mercenarë që nuk e duan demokracinë. Me gjithë të tjerët na bashkon vota e lirë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana07/10/2021 11:06

Gjithsesi me shume vonese ....???!!! ; duhej ta kishte bere qe ne vitin 2017 , kur Basha braktisi ÇADREN duke çuar dem dhe hedhur tej gjithe mundin 3 mujor te demokrateve te bazes se partise demokratike ....

Shto koment

Denonco